TIRANE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë inaugurimit të ambienteve në Komisariatin 4 në kryeqytet, u shpreh se Policia e Shtetit është një institucion partner me qytetarët dhe jo një mekanizëm represiv. “E për këtë arsye, kjo organizatë kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të luftuar kriminalitetin dhe paligjshmërinë”, u shpreh ministri Tahiri.
 
Ambientet e inauguruara këtë të hënë kanë krijuar sportele të veçanta për qytetarët, ndërsa me futjen e procedurave të numrit unik, çdo kallëzim i ardhur nga qytetarët ndiqet në kohë reale.

Burime për “A1 Report” nga Ministria e Brendshme thanë se brenda 3-mujorit të parë të vitit 2015 pritet përfundimi i zyrave në të 12 drejtoritë e qarqeve në të gjithë Shqipërinë, përfshi dhe komisariatet.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)