Tiranë/ Të akuzuar për tentativë vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi, ekstradohen në Shqipëri 2 persona

Tiranë-Dy persona janë ekstraduar në Shqipëri, njëri nga Athina dhe tjetri nga Italia, pasi akuzohen për tentativë për vrasje dhe krijimin e një skeme mashtrimi me qëllim përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.  

Nga Athina është ekstraduar në Shqipëri, Bashkim Koçi pasi në 1 qershor 2023 plagosi Akil Dedjan në Burrel.

‘Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, me vendimin e datës 07.06.2023, i ka caktuar Bashkim Koçit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë  dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit, pasi dyshohet se më datë 01.06.2023, në lagjen “Partizani”, Burrel, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin Akil Dedjan, ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë’, njoftoi sot policia.

Ndërsa, nga Italia është esktaduar Salvatore Cascino lidhur me skemën e mashtrimit me TVSH në Gjirokastër në 2023. Ai akuzohet se në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë italianë dhe me 2 shtetas shqiptarë (të arrestuar), kanë krijuar një sistem kompanish fiktive për qarkullimin e shumave monetare.

Nëpërmjet kontratave fiktive të konsulencës, këto kompani, gjatë periudhës dhjetor 2019 - mars 2020, kanë krijuar një teprice kreditore tek një shoqëri me administrator njërin nga shtetasit italianë, për të cilën, në mënyrë abuzive, është kërkuar rimbursim i TVSH-së. Nëpërmjet kësaj skeme, në vitin 2022, është përfituar si rimbursim i TVSH-së, shuma 20 765 411 lekë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Gjimshiti: Nuk u frikësuam ndaj Anglisë, por është një skuadër e fortë

Gjimshiti: Nuk u frikësuam ndaj Anglisë, por është një skuadër e fortë