TIRANE-Policia njofton se ka vendosur në pranga 6 drejtues mjetesh, pasi janë kapur me shpejtësi tej normave të lejuara, që arrinin deri në 167 km/h. Gjithashtu janë pezulluar leje drejtimi dhe janë vendosur disa gjoba.
Njoftimi i Policisë Rrugore
Krahas sigurimit dhe masave per mbarevajtjen e koncertit qe zhvillohej ne Sheshin Skenderbej, Policia Rrugore e Tiranes, ne perfundim te eventit po ndjek me prioritet detyrat e caktuara ne Planin Operacional Tispol Korrik 2018, me objekt kryesor testimin e drejtuesve te mjeteve per nivelin e alkoolit, ku nga kontrollet e ushtruara ne disa rruge te ndryshme te qytetit, deri ne keto momente kane rezultuar:
• 6 drejtues mjetesh jane arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur ne nivele qe variojne nga 0.53 mg/l deri ne 1.07 mg/l
• Jane pezulluar 15 leje drejtimi per shpejtesi tej normave te lejuara që varionte deri në 167 km/h
• Jane pezulluar 12 leje drejtimi per drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit
• Jane ndaluar administrativisht 16 mjete per detyrime administrative te pashlyera
• Jane ndeshkuar 5 automjete per mosrregullim shpejtesie, vecanerisht ne qendrat e banuara si dhe jane vendosur nje numer i konsiderueshem masash administrative per kundravajtje te ndryshme. Nderkohe kontrollet dhe verifikimet policore vijojne pa nderprerje, me qellim rritjen e parametrave te sigurise per te gjithe perdoruesit e rruges.
Ti dërrmojnë!
Përgjigju