Tiranë/ Të droguar në timon dhe tentativë për korrupsion të efektivëve! 2 në pranga, njëri prej tyre grek

Tiranë/ Të droguar në timon dhe tentativë për korrupsion të efektivëve! 2 në pranga, njëri prej tyre grek

Policia rrugore

Tiranë-Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit. Dy shoferë janë vendosur në pranga pasi po drejtonin automjetet nën efektin e lëndëve narkotike dhe tentuan të korruptonin punonjësit e policisë.

Njëri prej të arrestuarve është një 36 vjeçar grek i cili i ofroi 20 euro policisë për të shmangur ndëshkimin. Ndërsa tjetri nën efektin e amfetaminës dhe kokainës kundërshtoi dhe sulmoi verbalisht dhe fizikisht policin gjatë kontrollit. 26 vjeçari i identifikuar si Skerdi Lozi u arrestua për veprat penale të “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” (nën ndikimin e lëndëve narkotike) dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 236 të Kodit Penal.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit, Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në rrugët e kryeqytetit, me fokus parandalimin e drejtimit të mjeteve nën ndikimin e lëndëve narkotike dhe tentativat për korrupsion ndaj punonjësve të policisë. 

Gjatë kontrolleve u arrestua shtetasi grek, 36-vjeçari A.Th., i cili u kap duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe pa vendosur rripin e sigurimit. Gjatë procedurës policore, ai tentoi të korruptonte punonjësin e policisë duke i ofruar 20 euro për të shmangur ndëshkimin. Për shkak të sjelljes së tij të dyshimtë, iu bë kontrolli personal, ku u gjetën 4.87 gramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis. Pas testimit me aparatin AquilaScan, ai rezultoi pozitiv për THC dhe u arrestua për veprat penale të “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve.”

Në një tjetër rast, më datë 21.10.2024, në rrugën “Asim Vokshi” tek kryqëzimi i “Don Boskos”, u arrestua shtetasi S.L., 26 vjeç, banues në Tiranë. Ai nuk iu bind sinjalit të punonjësit të policisë për të ndaluar dhe vazhdoi lëvizjen me automjetin e tij. Gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar, S.L. kundërshtoi dhe sulmoi verbalisht dhe fizikisht policin. Pas shoqërimit në komisariat dhe testimit, u konstatua se ai drejtonte mjetin nën efektin e amfetaminës dhe kokainës. Ai u ndëshkua me masë administrative dhe iu zbritën 12 pikë nga patenta.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe angazhimit të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore, Policia Rrugore ka identifikuar deri tani 128 raste të drejtuesve të mjeteve që kanë rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike, të cilët janë ndëshkuar në përputhje me ligjin. Gjithashtu, janë regjistruar 74 raste të tentativave për korrupsion aktiv ndaj punonjësve të policisë, për të cilat janë marrë masa të menjëhershme ligjore ndaj personave përgjegjës.

Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe thekson se do të vijojë me kontrolle të shtuara për rritjen e sigurisë në rrugë dhe ndëshkimin e shkelësve të ligjit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori