KAMËZ- Një person u vra me armë zjarri dhe një tjetër ka mbetur i plagosur pasditen e sotme (30 nëntor) pas një konflikti mes komshinjve në Laknas për kanalin e ujërave të zeza.

70 vjeçari Maliq Marku me origjinë nga Dibra vrau duke e qëlluar katër herë me pistoletë fqinjin e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, Besim Keqa në rrugën "Fatos Shupi", të dy nga Hasi. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Report Tv se ngjarja e rëndë ka ardhur pas një konflikti për shkak të një kanali të ujërave të zeza që ndodhet në rrugën "Fatos Shupi" ku dhe banojnë tre fqinjët.

Si ndodhi vrasja

Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë shtetit dhe nuk i është dashur. Gazetari Sokol Dema raporton se pasi është kthyer një javë më parë nga Anglia, Maliq Marku ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin e ujërave të zeza. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët kanë shkuar sot për t'i thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër, pas debatit mes tyre, 70 vjeçari ka marrë pistoletën në banesë dhe ka qëlluar duke lënë të vdekur në derë të shtëpisë së tij njërin prej fqinjëve.

Shefqet Hasa i cili ndërroi jetë ka marrë katër plumba, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri. Në momentin e të shtënave, në afërsi të lagjes ka qenë polici i zonës i cili pasi ka dëgjuar krismat është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, të cilin e ka marrë me makinë. Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Pas krimit autori Maliq Marku ka hyrë në banesë por kur kanë shkuar efektivët për ta arrestuar fillimisht ka bërë rezistencë për t'u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. 

1701365509_maliqmarkushefqethasa.jpg

Autori Maliq Marku dhe viktima Shefqet Hasa

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
U vra nga fqinji në Laknas, 55 vjeçari Shefqet Hasa punonte shofer i transportit publik në Tiranë

1701380734_stavrooooo.JPG

55 vjeçari Shefqet Hasa që u vra gjatë sherrit për kanalizimet e ujërave të zeza nga fqinji i tij Maliq Marku 70 vjeç punonte si shofer në transportin publik në Tiranë, konkretisht në linjën urbane Tiranë-Kamëz.

Ora 18:31
Njërin fqinj e vrau tjetrin e plagosi, del fotoja e autorit të krimit në Laknas

1701365607_maliqmarku.jpg

Ky është 70 vjeçari Maliq Marku që vrau me armë zjarri fqinjin e tij 55 vjeçar Shefqet Hasa, si dhe plagosi fqinjin tjetër, në rrugën "Fatos Shupi" në Laknas pas një konflikti për kanalizimin e ujërave të zeza.

    Ora 17:01
    'E vrava për punë kanali', çfarë tha autori pas krimit në Laknas

     

    "E vrava për punë kanali". Kështu ka thënë në deklarimet e para 70 vjeçari Maliq Marku pasi ka vrarë fqinnjin e tij Shefqet Hasa dhe ka plagosur Besim Keçën pas sherrit për kanalin e ujërave të zeza në Laknas të bashkisë Kamëz.

    Ora 16:48
    Vrasja në Laknas, viktima u qëllua me 4 plumba, i plagosuri me plumb në bark e këmbë! Autori bëri rezistencë! Para arrestimit, hodhi pistoletën në bahçe

    1701356196_Screenshot1.jpg

    Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë me një të vrarë dhe një të plagosur në Laknas. 4 plumba ka marrë viktima Shefqet Hasa, ndërsa 2 plumba, 1 në bark e 1 në këmbë i plagosuri Besim Keça. Në momentin e të shtënave, në afërsi të zonës ka qenë polici i zonës, i cili e ka dëgjuar dhe më pas është afruar dhe ka gjetur personin e plagosur duke vrapuar, e ka vendosur në makinë.

    Më tutje ka gjetur të vdekur Shefqet Hasën. Ka hyrë në banesë dhe brenda autori Maliq Marku fillimisht ka bërë rezistencë për t'u dorëzuar, por pas negociatave ka hedhur armën në bahçe dhe më pas i kanë vënë prangat. Në deklarimet e para ka thënë se e vrava për punë kanali.

    Ora 16:42
    Dinamika e vrasjes në Laknas! Fqinjët s'pranuan të lidhte banesën me kanalin e ujërave të zeza që ndërtuan vetë, autori i kthyer para 1 jave nga Anglia nxorri armën

    Report Tv ka zbardhur dinamikën e vrasjes së ndodhur në Laknas. 70-vjeçari Maliq Marku, me origjinë nga Dibra që ka qëlluar me armë dhe ka vrarë 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe ka plagosur 50-vjeçarin Besim Keqa, ishte kthyer një javë më parë nga jashtë shtetit.

    Disa kohë më parë, vetë banorët e rrugës kanë mbledhur para për ndërtimin e kanalit të ujërave të zeza, por Maliq Marku nuk ka paguar ngaqë ka qenë jashtë dhe nuk i është dashur. Pas kthimit nga Anglia, ka shkuar tek ujësjellësi për të lidhur edhe banesën e tij me kanalin. Ujësjellësi ka bërë piketimin, ndërsa 2 fqinjët sot i kanë thënë që nuk do ta ndërtonte. Në gjaknxehtësi e sipër 70 vjeçari ka marrë pistoletën dhe ka qëlluar drejt fqinjëve duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre me katër plumba.

    Ora 16:34
    Kamëz/ U vra pas sherrit për kanalizimin e ujërave të zeza, viktima ndërroi jetë në derë të autorit (Video)

     

    Kamëz- Report Tv ka shkuar pranë vendit të ngjarjes në Laknas ku mbeti i vrarë 55 vjeçari Shefqet Hasa, nga fqinji i tij 70-vjeç pas sherrit të ndodhur për kanalizimin e ujërave të zeza. Gazetari i Report Tv Sokol Dema raporton se pasi u qëllua me pistoletë pa leje nga 70 vjeçari viktima ndërroi jetë në derë të shtëpisë së autorit.

    Ora 16:16
    Kamëz/ U vra nga fqinji pas sherrit për kanalizimin e ujërave të zeza, del fotoja e viktimës në Laknas

    1701358133_Screenshot4.jpg

    Ky është 55 vjeçari Shefqet Hasa që u vra me pistoletë në Laknas nga fqinji 70 vjeçar Maliq Marku pas një sherri që nisi për kanalizimin e ujërave të zeza.

    Ora 16:02
    Tiranë/ Vrau fqinjin, autori u arrestua në banesë! Shefi i komisariatit: Shkak kanalizimi i ujërave të zeza, armën e kishte pa leje

     

    Shefi i komisariatit numër.5 Oliger Torba, ka dhënë detaje mbi vrasjen e ndodhur sot në Laknas ku mbeti viktimë Shefqet Hasa. Ai thotë se autori është arrestuar në banesë ndërsa shkak i sherrit që çoi deri në vrasje ka qenë një kanalizim i ujërave të zeza. Besim Keça i cili mbeti i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

    “Autori i ngjarjes Maliq Marku u arrestua në banesën e tij si dhe është bërë dokumentimi i të gjithë ngjarjes. Rezulton që janë dy të dëmtuar. Shefqet Hasa që ka ndërruar jetë dhe Besim Keça që ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nuk kanë pasur konflikte të mëparshme. Çiften e kishte pa leje, u kap nga shërbimet e policisë në banesë. Shkak për sherrin bëhet fjalë për një kanalizim të ujërave të zeza", tha Torba.

    Ora 15:54
    Vrasja në Kamëz, autori me dy fqinjët ishin konfliktuar edhe më parë! Shkak një kanal në afërsi të banesave

    Report Tv zbardh detaje të tjera nga vrasja e 55 vjeçarit dhe plagosja e një tjetri nga fqinji 70 vjeçar në Laknas të Kamzës. Gazetari Sokol Dema nga vendngjarja raporton se shkak është bërë një kanal në afërsi të banesave. Për këtë çështje tre fqinjët janë konfliktuar edhe më parë, por sot fatkeqësisht sherri agravoi dhe 70 vjeçari Maliq Marku u fut në shtëpi mori armën dhe qëlloi në drejtim të Besim Keçës dhe Shefqet Hasës i cili mbeti i vdekur në vend.

    Ora 15:37
    70 vjeçari vrau fqinjin me pistoletë për çështje pronash, pamjet e para nga vendi ku ndodhi krimi në Tiranë

     

    70 vjeçari i cili u arrestua si autori i vrasjes së Shefqet Hasës dhe plagosjes së Besim Keçës, pasditen e sotme në Laknas të Tiranës, e ka kryer krimin me një pistoletë.

    Policia informoi se Maliq Marku u arrestua në flagrance ndërsa i është sekuestruar dhe pistoleta arma e përdorur gjatë krimit.

    Report Tv dhe shqiptarja.com sjell dhe pamjet e para nga vendi ku ndodhi vrasja.

    Ora 15:04
    Vrasja në Laknas të Tiranës, ja çfarë thotë policia

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Laknas të Tiranës. Nga të dhënat e para flitet për një person të vrarë dhe një të plagosur.

    Kamëz/Informacion paraprak

    Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën "Fatos Shupi", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

    Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.