TIRANË- Një nga zonat më të populluara të Tiranës, Komuna e Parisit u trondit nga të shtënat me armë të një efektivi policie që lanë të plagosur 45-vjeçarin Lorenc Kosta me origjinë nga Berati e banim në kryeqytet, punonjës në Enti Rregulator të Energjisë (ERE). Pak pas orës 14:00 Erjon Goxhara, efektiv në drejtorinë e kufirit në Laprakë, me pozicion pune në Rinas, qëlloi me pistoletën e shërbimit burrin, kalimtar në trotuar pranë një marketi te rreth-rrotullimi i Komunës së Parisit.
Policia tha zyrtarisht se plagosja ka ndodhur për motive të dobëta, por burime për Report Tv thanë se ka dyshime që 45-vjeçari të ketë ngacmuar partneren e efektivit, megjithatë kjo pistë nuk është e konfirmuar. Në kundërpërgjigje, Erjon Goxhara, me origjinë nga Memaliaj dhe me banim në zonën e Ali Demit në Tiranë, e ka qëlluar me armë.
Lorenc Kosta raportohet se ka marrë plumb në këmbë dhe u transportua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, ndërsa ndihmën e parë në vendngjarje ia dhanë kalimtarë të rastësishëm, siç dëgjohen në videon e siguruar nga Report Tv, edhe turistë të huaj.
Dinamika e ngjarjes, çfarë filmuan kamerat e sigurisë
Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë i plagosuri ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. 46-vjeçari ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.
Nga vendi i ngjarjes, kryepolici i Tiranës Tonin Vocaj tha se ka komunikuar me efektivin i cili ka qenë edhe komandat i Repartit “Shqiponja”, dhe i ka bërë thirrje të vetëdorëzohet duke njoftuar njëherazi se nuk do të jetë më pjesë e uniformave blu.
'Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Autori ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin, është në gjendje të rënduar psikologjike. Po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Ne jemi duke harxhuar të gjitha energjitë për ta kapur nëse dorëzohet do jetë edhe më mirë. I bëjmë thirrje dhe përmes medias të dorëzohet pasi me mjekët s’ka rrezik për jetën i autori .'- tha Vocjat drejtor i Policisë së Tiranës.
Në vendngjarje mbërriti edhe drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.
Autori i plagosjes Erjon Goxhara
Shënim: Raportuan për Shqiptarja.com gazetarët Keti Banushi dhe Sokol Dema.
Lorenc Kosta, 45-vjeç është plagosur ditën e sotme nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. 45-vjeçari është plagosur në pjesën e këmbëve dhe ndodhet për mjekim në spitalin e Traumës. Lorenc Kosta mëson Report Tv është punonjës te Enti Rregulator i Energjisë nga Shqipërinë (ERE), me funksioni mbikëqyrës në inxhinierinë elektrike.
Hetuesit kanë dyshime të forta se Lorenc Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e efektivit Erjon Goxhara, dyshim i cili ka bërë që autori të ndërmarrë veprimin ekstrem.
Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar.
Më pas dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.
Efektivi i policisë Erjon Goxhara ka plagosur me armë zjarri Lorenc Kostën mesditën e sotme në Komuna e Parisit. Në vendin e ngjarjes thonë burime për Report Tv janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas asaj që kanë filmuar kamerat e sigurisë dinamika si ka ndodhur ngjarja është e tillë: I plagosur ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë.
46-vjeçari e ka parë Lorenc Kostën dhe ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto viktimës i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.
Shqiptarja.com sjell pamjet nga vendi i ngjarje ku mbeti i plagosur Lorenc Kosta 45-vjeç nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Ngjarja ndodhi mesditën e sotme (19 gusht) pranë një supermarketi te kompleksi ‘Kika2’ te Komuna e Parisit.
Siç shihet nga pamjet disa turistë të huaj i vijnë në ndihmë të plagosurit.
‘Are you ok?! Sit down!’ (Je mirë, ulu ulu...)’ dëgjohen ti thonë shtetasit e huaj.
Sipas dëshmitarëve dyshohet se Lorenc Kosta i ka ngacmuar partneren Erjon Goxharës.
Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj në një deklaratë për mediat ka folur rreth plagosjes së 45-vjeçarit Lorenc Kosta nga efektivi i policisë Erjon Goxhara.
Vocaj tha se ka kontaktuar me autorin e dyshuar Erjon Goxhara, duke i bërë thirrje që të dorëzohet. Sipas tij efektivi i policisë është në gjendje të rënë psikologjike. Vocaj tha se fakti që e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit do të thotë se nuk ka dashur që ta vrasë. Propabiliteti shtoi Vocaj është se autori mund të ketë qëlluar me armën e shërbimit, megjithëse nuk ka qenë në orar pune në ato momente.
'Siç jeni në dijeni rreth orës 14:00, E.G punonjës policisë në strukturat për Migracionin ën Tiranë ka plagosur një 45-vjeçar. Policia po kryen veprimet e domosdoshme hetimore. Po punojmë për ta lokalizuar. Mundësia me e madhe është të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetim, mund të themi se autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme gjë që nuk tregon se ka dashur ta vrasë. Jemi duke kryer hetimet. Nuk e dimë nga është i plagosuri. Besoj në orët e pasdites do të kemi një komunikatë të plotë. Punonjësi i policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar me efektivin është në gjendje të rënduar psikologjike, po e kontaktojmë që mos të kryejë ndonjë veprim tjetër ndaj vetes. Jemi duke shpenzuar energjitë ta kapim. I bëjmë thirrje dhe nëpërmjet medias që të dorëzohet. Siç duket i plagosur nuk është në rrezik për jetën.’- tha Vocaj.
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme te kompleksi ‘Kika’ te Komuna e Parisit në Tiranë. I plagosur ka mbetur Lorenc Kosta dhe është qëlluar nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Shqiptarja.com ka siguruar foton e efektivit që ka qëlluar ndaj 45-vjeçarit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se shkak dyshohet se 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren.
Erjon Goxhara efektiv tek Drejtoria e Kufirit në Laprakë (deri në momentin kur ndodhi plagosja), ndërsa më parë ka punuar efektiv tek Forcat ‘Shqiponja’. 46-vjeçari ka qenë liruar nga policia me kërkesë të tij më herët, por ishte rikthyer sërish.
Sa gjynah me vje per kete policin deri sa i ka gjujt ke kemba nuk ka dasht me vra po mbase cfare i ka ber naj gje te rende se ka lloj lloj gangsteri n qarkullim qe bredhin lire,gjynah i humbi te gjitha
PërgjigjuPolicia qe duam. Njeri arrestohet per gjobvenie, tjetri per portale fake news, ky per tentative vrasje. Kaluam nga maloket e veriut, tek maloket e jugut. Vetem katnaret behen polica.
PërgjigjuNqs asht kshu si filtet. i lumt pushka.
PërgjigjuPolici i ka bere hakun ketij rrugaci 45 vjec Keta tipa gengesteresh duhet ta dine qe ka djem qe te rruajn me thua prandaj bejn mir te mos ngacmojn njeri Te lumte dora o cun
PërgjigjuPo te kapte naj kalimtar apo cqr
N.q.s është e vërtetë ajo që thuhet i lumtë dora.Por fakti që është polic nuk e nderon,nuk e justifikon.Ta bëtë fshehurazi ta lidhte ta çonte në një vend të fshehtë dhe ta tredhte mirë e mirë.
PërgjigjuI lumt dora ..te marrin vesh kto halabak se nuk ngacmohet ca tshikojsh nrrug
PërgjigjuPolici duhej te tregohej gjakftohte ka ruge te tjera per ta denuar provokatorin.I beri dem vetes,kjo eshte dhe nje paralajmerim per te gjithe gangsterat.
PërgjigjuI plagosuri eshte nga nje fshat I Dimalit.
PërgjigjuErjoni nje djal shembullor.kur ka arritur ai deri ktu imagjino sa tronditje ka patur.Se kan dal kto rq dhe ngacmojn grate e botes.
PërgjigjuPo ik o rrot se ste vret ai njeri qe eshte shembullor
Turizmi iku per lesh bubi me turizta qe shohin film live rruges! A more sistemi njepartiak nuk iku kurre
PërgjigjuKy sot hengri koqen e plumbit, ai tjetri para 1 muaji hengri dru derisa vdiq ke astiri. OR MOS NGACMONI ME GRAT E TE TJERVE SE KSHU DO PERFUNDONJ, SHIFNI MOR HALE PUNET TUJA PSE MERENI ME GRAT E TE TJERVE. A PAK BEQARE KA PTUUUUUU
PërgjigjuBejuni ndonje test psikologjik policve para se tu jepni arme
PërgjigjuO ti Colombia mos ma qaj hallin mu po meqe po na flitke per gjak dhe ai i plagosuri ka gjak dhe shpresoj mos te eci me mendesine qe gjaku lahet me gjak se kshu ka ren ne gremine ky vendi jon prej njerzve si puna juj me inteligjenc majmuni qe per nje llaf goje vriteni.
Po ti e ke mar grun me prove a keni gjok o te degjeneruar pse nuk e vrrau po e la gjall
mos ngacmo gruan e tjetrit...se nuk i dihet nisesh per lesh dhe del i rruar,,,ha,ha,ha ha,ha,ha....
PërgjigjuNuk janë motive të dobta por të forta. I lumtë dora.
PërgjigjuMos i fol policit se te vret
PërgjigjuErjoni djale i mire, respekte! Shembullor ne pune dhe i paperlyer! Ja ka bere shume borxh qe e ka plagosur se nuk ka mundesi! Me shume respekt ndaj uniformes! Ai oficer policie me pistolete ne brez spurdhjaku i ngacmon gruan! Mire ja ka bere!
PërgjigjuDuhet te ke qen jasht orarit pa uniform. Por njerzit thon mir ja beri i lumte dora, po sikur ta kish vrar prap mir ja beri? Se kur vriter ndonje nga kta "policet" e bejn deshmor ose thon "vrasje per shkak te detyres".
Djale i mire ose i keq ti qe e njeh flet. Per mua eshte nje individ i dobet psikologjikisht qe nuk duhej te ishte polic. Fakti qe eshte polic e ngarkon dy here me faj per perdorimin e armes ne keto kushte. Sipas teje ka arme dhe eshte i privilegjuar ta perdore keshtu? Atehere cfare ndryshimi ka nga rrugaçi nje oficer i trajnuar? Nuk ka asnje rrethane lehtesuese dhe asnje justifikim. Me shume respekt duhet te kemi per cdo njeri dhe jo per uniformen qe perdhoset ne kete menyre dhe ne menyra te tjera edhe me kriminale. Armen shteti ta ka dhene te mbrosh jeten tende dhe te qytetareve dhe jo te pushkatosh pa gjyq.
Mbeta duke thene HIQINI ARMET POLICEVE. 80% prej tyre kane patur llogari ne Skyecc dhe jane ne sherbim te krimit. Nuk u duhet arma per te ruajtur rendin. Mjaftojne shkopinjte e gomes dhe tazer. Nese ka nevoje per nderhyrje me arme eshte FNSH. Aq vend i vogel sa jemi mund te jene ne vendngjarje per pak minuta.
Përgjigjujo komuna e parisit,,,por komuna e ballshit,,beratit,,vlores,,fierit,,,sarandes,,korcez,,etj...
PërgjigjuKomuna e llakatundës atq, nuk degjoni cbenet a? Nehandertala me rroba njeriu nqarkullim a