Për 1 orë 3 gra të vrara! Dan Hutra vret motrën dhe kunatën e ish gruas në Paskuqan! Ekzekuton dhe 31-vjeçaren në Kamzë për hakmarrje! Arrestohet pas 7 orësh: E bëra se desha

TIRANË- Kryeqyteti dhe mbarë opinioni u trondit këtë të mërkurë nga krimet e një 40-vjeçari, një ish-i dënuar, vrasës i pashëruar që i mori jetën nga breshëria e kallashnikovit 3 grave të reja dhe plagosi tre të tjera, në tre zona të ndryshme të Tiranës.

Mesditën e kësaj të mërkure në orën 12:15 duke i dhënë një makine “Benz” të zi me targë AA 531 UK, me një kallashnikov dhe thikë brenda saj, është ndalur në zonën e “Astirit”.

Aty Hutra është përballur me prenë e parë, 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi, shitëse në një dyqan, e ku e ka plagosur me thikë dhe i ka marrë lekë. Në dëshminë e saj, Gurakuqi ka deklaruar se e njihte Dan Hutrën pasi i shkonte dhe i kërkonte shpesh para. Kësaj here ajo kishte refuzuar që t’i jepte para, e për pasojë ai e kishte plagosur me thikë. Ajo që e bën më të rëndë është se Gurakuqi nuk e ka denoncuar këtë ngjarje menjëherë që polici. Kur kishte shkuar në spital, ajo kishte deklaruar se ishte rrëzuar dhe ishte vrarë. Denoncimin e ka bërë pasi kishin ndodhur 2 vrasjet e tjera në Paskuqan dhe Kamzë, që kishin të njëjtën autor, Dan Hutra. Ndoshta denoncimi i saj mund të kishte shërbyer për të parandaluar 2 vrasjet e tjera, por për fat të keq nuk ndodhi kështu.

Më pas, me nxitim dhe me një plan të qartë në kokë, me të njëjtën makinë dhe të njëjtat armë krimi, Dan Hutra është nisur drejt Paskuqanit te banesa e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, me të cilën kishte një vajzë të vogël vetëm 4 muajshe. Vrasësi i pandalur është futur brenda shtëpisë private ku Hysa jetonte me familjarë të saj dhe ka qëlluar me breshëri ndaj tyre pa menduar se kë merr para. Si pasojë ndërruan jetë motra e ish-bashkëjetueses Mevlute Hysa 30 vjeç dhe e fejuara e vëllait të Elena Hysës, gjithashtu 30-vjeçare, Hasime Dafku. Në mesin e kësaj tragjedie, ish-bashkëjetuesja 35-vjeçare dhe nëna e saj Kujtime Hysa 60 vjeç, mbetën të plagosura pasi ndaj tyre Dan Hutra nuk përdori plumbat e kallashnikovit, por i goditi me thikë. 

Nëna e 31-vjeçares Etleva Kurtit, e cila u qëllua për vdekje në oborrin e banesës së saj ka rrëfyer për oficerët e policisë se në momentin kur ndodhi krimi ka qenë nga pas banesës duke punuar. Ajo është shprehur se ka dëgjuar krisma të forta dhe kur ka dalë ka parë gocën përtokë.

“Isha duke punuar nga pas shtëpisë kur dëgjova disa krisma. Kur dola para shtëpisë pashë gocën përtokë të vrarë”, ka rrëfyer nëna e viktimës, e cila sipas mediave ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Masakra ka vijuar edhe më tej. Ky vrasës i rrezikshëm i arratisur me makinën Benz të zi dhe armët e krimit në të, u drejtua drejt Kamzës, aty ku qëlloi me të paktën 3 plumba një tjetër vajzë, 31-vjeçaren Etleva Kurti. Faji i vetëm i Etlevës ishte se ishte motra e Vladimir Kurtit, ky i fundit vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Drenovë për vrasjen në 2018-ën të Agim Buçit dhe plagosjen e gruas së tij, gjatë një tentative grabitje në dyqanin e tyre në Tiranë, skenë e ndodhur e gjitha në prani të djalit të tyre 6-vjeçar në atë kohë. Vladimir Kurti në një telefonatë nga qelia, ka treguar se ka pasur një debat të ashpër me Dan Hutrën teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg, madje e kishte kërcënuar herë pas here se do i vriste motrën.

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot.  Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time.  Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.”- tha vëllai, Vladimir Kurti.

12 gëzhojat janë gjetur në shtëpinë në Paskuqan dhe 6 gëzhojat të tjera në Kamzë qitura nga e njëjta armë zjarri. Shenjat e vrasësit serial gjakftohtë Dan Hutra në atë kohë 24 vjeç i ka dhënë që në 2007-ën, kohë kur vrau me thikë në zemër, gruan e tij të parë në Kukës, Dafina Havalja.

Skema si ndodhën vrasjet 
Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën "Teodor Keko", në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë shtetasen M. G., 40 vjece, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Shtetasi Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). 

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe.

Theksojmë se për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

Kush është Dan Hutra?
Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Mbetet mister si u lirua ky monstër.

*Raportojnë për Report Tv dhe Shqiptarja.com gazetarët Sokol Dema, Keti Banushi dhe Ledina Jakimi

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës, nuk shfaq pendesë: E bëra sepse desha

 

Report Tv zbardh një pjesë të dëshmisë së Dan Hutrës, autorit të vrasjes së 3 grave dhe plagosjes së 3 të tjerave këtë mesditë në Tiranë. Në deklarimet e tij para hetuesve në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, killeri 40-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për makabritetin e kryer.

Për detaje më të plota do të pyetet të nesërmen, por në ballafaqimin e parë ka thënë "E  bëra pasi desha".

Ndërkohë kanë dale pamjet nga momenti kur autori shoqërohet në polici.

Ora 19:41
3 vrasjet/ Policia: Autori jo me probleme psiqike, s'ka bërë rezistencë gjatë arrestimit! Familjet e viktimave nuk kishin denoncuar se iu rrezikohej jeta

 

Policia jep detaje për 3 vrasjet e ndodhura në Tiranë.

“Ngjarja e sotme ka këtë dinamikë, në 12:15 Dan Hutra në afërsi të pallatit me shigjeta ka plagosur M.G, pas kësaj, autori është larguar me benz me targë AA531 UK që e kishte marrë me qira dhe në 12:35 ka shkuar në Kamzës. Në këtë vend ka plagosur Elena Hysa, dhe Kujtime Hysën, ish bashkëjetuesja dha nëna, ka vrarë Mevlute Husa motrën dhe të fejuarën e vëllait të ish bashkëjetueses. Pastaj ka shkuar në Bathore, në rrugën Besëlidhje dhe 12:48 minuta ka shkuar në familjen Kurti ku ka vrarë Etleva Kurtit. Për ngjarjen e parë jemi njoftuar pasi ka ndodhur vrasja e dytë. Është kryer ekspertimi i gëzhojave, 12 në Paskuqan dhe 6 në Kamzë janë shkrepur nga e njëjta armë. Është gjetur dhe makina, policia falënderon për informacionet e shumta. Në momentin e arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Kemi rianalizuar veprimtarinë kriminale të autorit, nuk është evidentuar në asnjë rast që të ketë paraqitur çrregullimeve psiqike. Nuk ka pasur informacione nga familjarë për rrezik jete nga ana e tyre. Vrasja në Kamzë ka ndodhur për shkak të motiveve të tjera”, ka thënë Tonin Vocaj.

Ora 19:09
Arrestimi i Dan Hutrës/ Ministri i Brendshëm: Vrasjet mund të ishin shmangur nëse do ishte në burg nga sistemi i drejtësisë

1677694050_finalprojekt.01182610.Still019.jpg

Vjen reagimi i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. 

"Përgëzime Policisë së Shtetit për arrestimin e një krimineli të regjur, që sot mori jetë të pafajshme në Kamëz. Një ngjarje e rëndë, që mund të ishte shmangur nëse autori do të ishte në burg nga sistemi i drejtësisë në të shkuarën për skendën e tij kriminale. Edhe njëherë Policia e Shtetit dëshmoi profesionalizëm dhe bëri detyrën duke çuar prapa hekurave autorin, që nuk duhet më kurrsesi t’i shpëtojë ndëshkimit më të ashpër të drejtësisë. Ngushëllime familjeve të viktimave", shkruan Çuçi. 

Ora 19:05
Pasi vrau 3 gra, del FOTO e Dan Hutrës me pranga! I gjendet dhe kallashnikovi

 

Pasi vrau 3 gra, del FOTO e Dan Hutrës me pranga. 

1677693954_555.jpg

Ora 19:01
Zbardhet dëshmia e nënës së 31-vjeçares që u vra nga Dan Hutra në Kamzë: Dëgjova krisma

1677691867_afafa.jpg

Nëna e 31-vjeçares Etleva Kurtit, e cila u qëllua për vdekje në oborrin e banesës së saj ka rrëfyer për oficerët e policisë se në momentin kur ndodhi krimi ka qenë nga pas banesës duke punuar. Ajo është shprehur se ka dëgjuar krisma të forta dhe kur ka dalë ka parë gocën përtokë.

“Isha duke punuar nga pas shtëpisë kur dëgjova disa krisma. Kur dola para shtëpisë pashë gocën përtokë të vrarë”, ka rrëfyer nëna e viktimës, e cila sipas mediave ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Ora 18:54
Arrestohet ‘serial killer-i’ Dan Hutra, autori i 3 vrasjeve në Tiranë

1677691731_Screenshot4.jpg

Pas 7 orësh në arrati, është arrestuar Dan Hutra autori i vrasjes së 3 grave dhe i plagosjes së 3 të tjerave sot në Tiranë. Ai u kap në zonën e landfillit. 

Ora 17:50
Dëshmia e 40-vjeçares që u plagos në Astir: E njihja Dan Hutrën! Më merrte shpesh lekë borxh, sot s'doja t'ia jepja dhe më qëlloi me thikë

1677689558_1677674886kuta.jpg

Marjana Gurakuqi, 40-vjeçarja që u plagos me thikë në Astir ka treguar se ka pasur njohje të mëparshme me autorin Dan Hutra. Ky i fundit i ka shkuar në biznes në Astir dhe i ka kërkuar lekë.

Sipas gruas, i merrte shpesh herë lekë borxh. Por duke qenë se këtë herë kishte refuzuar t’i jepte, 40-vjeçari e plagosi atë me thikë. Fillimisht Gurakuqi nuk ka bërë kallëzim për plagosjen por kur ka shkuar në spital, mjekët kanë njoftuar policinë. Gurakuqi ka pranuar se me thikë e plagosi Dan Hutra.

Ora 17:39
Vrasja e 31-vjeçares në Kamzës, si ndihmoi policinë dëshmia e 6-vjeçares që pa gjithë skenën: Autori një tullac me makinë të zezë

1677679519_page.jpg

Report Tv me gazetaren Keti Banushi ka mësuar të tjera detaje nga vrasja në Kamzë e Etleva Kurti. Ka qenë dëshmia e një 6-vjeçareje e cila ka çuar policinë se autor ësht Dan Hutra. Mësohet se 6-vjeçarja ka parë të gjithë skenën dhe ka deklaruar se autori ka qenë me makinë të zezë dhe tullac.

Ora 17:11
Dan Hutra i qëlloi me armë, si është gjendja shëndetësore e ish bashkëjetueses dhe nënës së saj

 

Ish gruaja dhe nëna e saj që u plagosën nga Dan Hutra sot në Paskuqan janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ato po mbahen nën trajtim intensiv nga stafi mjekësor në spitalin e Traumës.

Ora 17:03
Vrasja në Kamëz, autori i dyshuar kishte lidhje me Etleva Kurtin! 31-vjeçarja e la kur përfundoi në burg

 

Dan Hutra, autori i dyshuar i vrasjes së 31-vjeçares Etleva Kurti në Kamëz dyshohet se ka pasur histori dashurie me të. Burime bëjnë me dije se e reja e braktisi kur ai ra në burg për vrasjen e gruas së tij të parë.

Ora 16:51
VIDEO EKSKLUZIVE/ Kjo është shtëpia ku jetonte 31-vjeçarja në Kamzë! Fqinjët: Jetonte vetëm me nënën, vëllezërit kishin ikur nga frika e gjakmarrjes

 

Report Tv sjell foto nga banesa ku 31-vjeçarja Elteva Kurti u ekzekutua ditën e sotme. Sipas fqinjëve, Etleva jetonte vetëm me nënën, për shkak se vëllezërit ishin larguar prej frikës së gjakmarrjes.

Ora 16:36
Vrasja e 3 grave në Paskuqan dhe Kamëz, dyshohet se janë kryer nga Dan Hutra

1677674886_kuta.jpg

 Report Tv mëson se 3 vrasjet e ndodhura sot, 2 në Paskuqan dhe 1 në Kamëz, janë kryer nga e njëjta dorë. Pra pista e hetimit është që vrasjet të jenë kryer nga Dan Hutra, i cili është ende në kërkim.

Ora 16:30
Gjykata e Shkallës së Parë e liroi nga qelia 2 ditë pasi Apeli e la në burg, Dan Hutra: Më fali ish gruaja

1677676742_cats.jpg

Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës e ka liruar nga qelia Dan Hutrën, 2 ditë pasi “Apeli”  e ka lënë në burg. Hutra ka pretenduar se ish gruaja e ka falur për dhunën e ushtruar.

Ora 16:16
Vrasja e 31-vjeçares në Kamzë, flet vëllai i viktimës: E ka bërë Dan Hutra! Ka tentuar të më ekzekutojë edhe në burg

1677683719_777.jpg

Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar në oborrin e banesës së saj në Kamzë. Por ndryshe nga çfarë është perceptuar nga mediat si pistë hetimi, Vladimir Kurti thotë se në fakt e motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, vrasësi i masakrës së Paskuqanit ku vrau 2 persona dhe plagosi 3 të tjerë. Ai thotë se këto dyshime i lidh me faktin se është kërcënuar disa herë prej tij në burg dhe kishte tentuar disa herë ta vriste.

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot.  Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time.  Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.”- tha vëllai, Vladimir Kurti.

Ora 15:56
Para se të vriste familjaret e ish-gruas, Dan Hutra plagosi fillimisht me thikë 40-vjeçaren në Astir

1677679519_page.jpg

Pak para se të kryente vrasjen në Paskuqan, Dan Hutra ka qëllua me thikë një 40 vjeçare.

“Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur "Astiri”.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, njofton Policia.

Ora 15:50
Mbeti viktimë nga krimi në familje në Paskuqan, nusja e shtëpisë kishte vetëm një muaj që ishte martuar

1677678700_aaaa.jpg

Një nga viktimat që u vra nga Dan Hutra është nusja e shtëpisë (gruaja e vëllait të ish bashkëjetueses së Hutrës) kishte vetëm një muaj që ishte martuar.

Ora 15:49
Vrasja e 31-vjeçares në Kamzës, fqinji: Hasmëri, dëgjuam 3 të shtëna! Ka të vëllain në burg përjetë por nuk janë ruajtur asnjëherë

 

Etleva Kurti është ekzekutuar mesditën e sotme në Kamzë në rrethana ende të paqarta nga ana e policisë. Por referuar fqinjëve, janë dëgjuar 3 krisma. Fqinjët thonë se Kodra ka probleme hasmërie, pasi vëllai i saj është dënuar përjetë. Pavarësisht kësaj, fqinjët thonë se familja nuk ruhej. Ajo jetonte me nënën e vetë dhe u vra në oborrin e shtëpisë së saj.

“Kam parë një makinë kur ka kaluar ishte e zezë. Armët i dëgjuam. Ishin 3 plumba, 3 kërcitje.

Ka pasur probleme hasmërie, është i dënuar me burg përjetë vëllai i gocës. Vëllezërit kanë ikur.  Kjo jetonte me nënën. Nuk janë ruajtur asnjëherë.”- thotë fqinji.

Ora 15:44
Krimi brenda familjes në Paskuqan, autori e rrihte vazhdimisht ish bashkëjetuesen! Burime: Shkoi t'i kërkonte 500 mijë lekë

1677679519_page.jpg

Autori Dan Hutra që ka vrarë me armë zjarri 2 familjarë të bashkëjetueses Elena Hysën, ka pasur konflikte te vazhdueshme me të.

Elena Hysa është larguar nga banesa e tij nga sherret dhe ai ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e shpenzimeve që kishte bërë për të, rreth 500 mijë lekë të reja.

Menjëherë në atë kohë është thirrur policia e zonës që e ka arrestuar dhe aty kjo ka marrë urdhër mbrojtje. Edhe vetë Elena Hysa njihet si problematike pasi është akuzuar për mashtrim.

Ora 15:33
Iu vra motra për gjakmarrje, kush është Vladimir Kurti që vrau Agim Bucin në dyqanin e tij

1677681237_vladimirkurti.jpg

Etleva Kurti u ekzekutua sot për gjakmarrje. Ajo është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buci. Kjo ngjarje ka qenë e dyshuar fillimisht se erdhi një tentativë grabitjeje, dhe u dënuan nga  shkalla e parë e gjykatës dy autoret e dyshuar, të arrestuar me herët Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hoden, pati një zhvillim të bujshëm nëntorin e kaluar kur njëri prej të dënuarve deklaroi se mori para për të bërë vrasjen.

Në një seancë në Gjykatën e Apelit Tiranë, një nga autorët, përkatësisht Vladimir Kurti ka pranuar që te bashkëpunojë me drejtësinë duke dëshmuar para gjykatës se vrasja e Agim Bucit nuk ishte si pasoje e grabitjes, por ata ishin të paguar për ta vrarë Agim Buçin nga Albert Zaja, dhe ai nuk ka folur me herët për këtë fakt, pasi ishte i frikësuar nga një hakmarrje e mundshme.

Ora 14:53
Nga vrasja e ish- gruas në 2007 te përdhunimi i kunatës, kush është i rrezikshmi Dan Hutra që bëri masakër sot në Paskuqan!

Dan Hutra, 40-vjeçari i cili bëri masakër sot në Kodër-Kamëz, ku vrau me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motrën e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën, është një personazh i njohur për drejtësinë me të shkuar të rëndë kriminale, i dënuar e akuzar për një sërë krimesh.

Në 2007, Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte ekzekutuar me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi.

“Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thikë. Jemi grindur dhe më pas e kam goditur, por gjithçka e kam bërë pa vetedije”, ka dëshmuar asokohe Dan Hutra.

Por Hutra kishte qenë i dënuar edhe në vitin 2003, pasi kishte marrë peng kunatën e kishte përdhunuar kunatën tjetër. Ndërkohë në vitin 2014 në qelinë ku vuante dënimin në burgun në Drenovës, kishte futur disa sharra hekuri.

Dan Hutra, autor i masakrës së sotme, ishte arrestuar në qershor të vitit 2022 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023.  Dan Hutra është i lirë, i armatosur dhe i rrezikshëm. 

Ora 14:52
EKSKLUZIVE/ Masakra në Paskuqan me 2 të vrarë, Report Tv siguron FOTON dhe VIDEON nga brenda banesës! Trupi i një prej viktimave ende në vendngjarje

 

Gazetarja e Report Tv Ledina Jakimi ka siguruar një foto ekskluzive nga brenda banesës ku një prej viktimave ndodhet ende në vendngjarje. Dan Hutra u fut në banesën e ish gruas dhe i ekzekutoi 2 familjarë dhe i plagosi 3 të tjerë.

1677678700_aaaa.jpg

Ora 14:47
Qëlloi me breshëri kallashnikovi dhe më pas u arratis, kjo është makina e 40 vjeçarit që kreu masakrën në Paskuqan

1677678089_52f67d44c0914954a08bef4d60c4071a.jpg

Kjo është makina tip 'Benz C-class' e Dan Hutrës, 40 vjeçarit që ditën e sotme vrau dy gra dhe plagosi dy të tjera me armë zjarri. Mësohet se menëjherë pasi kreu krimin e rëndë, 40 vjeçari është larguar me automjetin e tij me targa 'AA 531 UK'.

Ora 14:44
40-vjeçari vrau motrën dhe të kunatën e saj, plagos ish gruan dhe nënën e saj

 

40-vjeçari Dan Hutra vrau motrën dhe të kunatën e ish gruas, ndërkohë që ka plagosuyr ish gruan dhe nënën e saj.

“Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).  Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.  Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës”, thotë policia.

Ora 14:21
Vrau me kallashnikov ish gruan e tij dhe një prej familjarëve të saj, autori vetëm disa ditë që kishte dalë nga burgu

1677674886_kuta.jpg

Dan Hutra, autori i krimit në familje të ndodhur në Tiranë kishte vetëm 12 ditë që kishte dalë nga burgu pasi ishte vënë në pranga pikërisht për dhunën ndaj ish bashkëshortes së tij, e cila mbeti e vdekur ditën e sotme pas të shtënave me kallashnikov.

Ora 14:16
VIDEO/ 40 vjeçari hapi zjarr në banesën e familjarëve të ish bashkëjetueses! E afërmja zbulon detaje: Para 8 muajsh u divorcuan! Ishte i dhunshëm, prandaj iku nga ai

 

Njëra prej të afërmeve të familjes ku ndodhi krimi i rëndë në Tiranë ka bërë me dije se Dan Hutra dhe Elena Hysa kishin rreth 8 muaj që ishin ndarë sepse autori i ngjarjes ishte i dhunshëm.

“Kanë 7-8 muaj që ishin divorcuar. Kanë një gocë të vogël 4 muajsh. Nuk di asgjë tjetër, unë kam parë në televizor dhe kam ardhur. Nuk na ka bërë vaki ndonjëherë kjo gjë, kemi qenë familje e madhe atje. Babain e vajzës e kam kushëri. Ai ishte i dhunshëm, ishte me të meta mendore, se ajo goca ka qenë shumë e mirë”- u shpreh njëra prej të afërmeve të familjes ku ka ndodhur krimi i rëndë.

Ora 13:58
Krimi i rëndë në Tiranë, 40 vjeçari vrau me armë zjarri dy gra dhe plagosi ish-bashkëjetuesen dhe të ëmën

1677674225_Screenshot2.jpg

Elena Hysa është njëra prej të plagosurave në ngjarjen e rëndë që tronditi Paskuqanin ditën e sotme. Mësohet se Elena Hysa është ish bashkëjetuesja e Dan Hutrës i cili hyri me kallashnikov në shtëpinë e familjarëve të Elenës dhe hapi zjarr duke lënë të vdekur dy gra dhe duke plagosur edhe të ëmën e ish bashkëjetueses së tij. 

Ora 13:47
Qëlloi me kallashnikov familjen e ish gruas në Paskuqan brenda në banesë dhe vrau 2 persona, Report Tv siguron foton e autorit

1677674778_ramaazankuta.jpg

Personi që shihni në foto është Dan Hutra, i cili ka hyrë me kallashnikov në shtëpinë e familjarëve të ish-bashkëjetueses së tij dhe ka hapur zjarr duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 2 të tjerë në zonën e Paskuqanit. 

Ora 13:36
VIDEO /Tiranë, dhëndri qëllon me armë familjen e gruas te 'Kthesa e Kamzës', Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes

 

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku ndodhi vrasja e rëndë në zonën e Kthesës së Kamzës në Tiranë, ku 40 vjeçari, Dan Hutra ka vrarë 2 persona dhe ka plagosur 3 të tjerë.

Ora 13:23
Krimi i rëndë brenda familjes në Paskuqan, një grua e vdekur dhe 2 të plagosur te Trauma

1677673461_SpitaliUniversitarItraumes.jpg

1 grua e vdekur dhe 2 persona të plagosur janë paraqitur te Spitali i Traumës si pasojë e krimit të rëndë brenda familjes të ndodhur në Paskuqan para pak minutash

Ora 13:23
Krimi në familje me 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Tiranë, zbulohet autori i vrasjes (EMRI)

 

Mësohet se Dan Hitro është autori ngjarjes së sotme të ndodhur në Tiranë ku pas të shtënave me armë në shtëpinë e familjarëve të gruas së tij, la të vdekur 2 persona dhe plagosi 2 të tjerë. 

 

 

Ora 13:14
Dhëndri qëllon me armë zjarri drejt familjes së gruas në Tiranë, të paktën 2 viktima

1674831653_ambulanca.jpg

Report TV mëson se dhëndri ka qëlluar me armë zjarri drejt familjes së gruas së tij. Nga të shtënat mësohet se të vdekur kanë mbetur 2 persona.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soll lili: 02/03/2023 12:31

    Po me duket si pune kurvash kjo.

    Përgjigju
  • GazmendK: 02/03/2023 10:39

    Pyetje e madhe: shumë incidente kriminale në vende të ndryshme. ato nuk mund të bëhen në 10 minuta. përderisa ndodhin këto incidente, nuk ka pasur njeri që ka njoftuar policinë? nuk ka pasur ndërhyrje policore? kriminelët nuk duhet të veprojnë në liri. qytetarët duhet të veprojnë përgjegjës për të ndihmuar autoritetet. Fshehja pas dyerve nuk do ta ndalojë krimin. të gjithë duhet të marrin pjesë.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 02/03/2023 08:38

    Shkoni te protestoni sa here ju therret Saliu nuk dilni per keta gjyqtare dhe prokurore qe lirojne keta kriminele .

    Përgjigju
    • Arber: 02/03/2023 11:00

      Nuk eshte nga ai lloj populli ai i protestes. Por ne fakt ne te gjithe nuk kemi ndergjegjie kolektive ,nuk dime te ngreme zerin qe te hiqet gjykimi i shkrtuar per nje seri krimesh sic eshte edhe vrasja , eshte pse denimi me vdekje qe tash 30 vjet u hq dhe solli edhe ai nje pjese te kesaj pasje , ka denim me burgim te perjetshem qe qyq-sorit nuk i pelqen ta aplikoje . Pastaj ka plot probleme te tjera qe ahu duhen shekuj te tereziten .Sa ta vrasim mendjen aq shume ne i fusim nje proteste letshem me kush te dali edhe shkaruam adrealinen kunder :korrupsionit"

  • Lushka: 02/03/2023 07:51

    Nje tragjedi pa fjale te le kjo histori e popullit shqiptar. Mjer ato gra qe iken edhe cfare kan Len pas... Nje njeri si ky eshte serial killer prej verteti. Besoj do jete menderisht I cmendur I kamufluar si njeri normal. Fajin te gjithin e ka politikat egabuara qe kan 30 vjet qe e kan ber kete popull mizerje vrases kafshe dhunues edhe analfabet. Asgje tjeter ska pergjegjesi tjeter udheheqesit. Ndodhin kudo keto lloj masakrash por te ne me e theksuar sepse vend I Vogel. Ai do mbaj pergjegjesi per cdo gje edhe besoj nuk shpeton me nga burgu edhe ne burg do e trajtojne si mos me keq sepse edhe aty besoj do kete ndonje qe do e konceptoj si ne jasht.

    Përgjigju
  • moderni: 02/03/2023 04:19

    varje me litar

    Përgjigju
  • pajtuesi i gjakeve: 02/03/2023 01:54

    GJYQTARI QE E liruar kete kriminel te vritet nga familjet e demtuara.....zbatoni kanunin e leke dukagjinit,,,...shteti nuk ju mbron me,,,,zbatoni kanunin,,,ne vale te gjakut vritni te gjithe meshkujt e kesaj familjeje kriminale......

    Përgjigju
  • Iris: 02/03/2023 00:18

    Dhe ku e arrestoi policia?- Te fusha e plehrave,vajti aty ku e ka vendin sepse i atij lloji eshte,vetem qe policia duhet t'i kishte dhene fundin po aty!

    Përgjigju
  • Goni: 01/03/2023 23:16

    Nje pyetje me lind natyrshem , cfare lloj femrash dhe cfare lloj familjesh fusin ne dere si dhenderr,bashkejetues,te dashur kete lloj mostre ????se ka boll si ky qe eshte veshtire ti quash njeri qe sorollaten rrugeve sa ketu da ne angli neper shtepia bari ,nuk i mesoni vajzat te shoqerohen me djem te shkolluar dhe me edukate por doni keta lloj llumrash se ju duken te forte e me para,ja pafshi hajrin nga lumi i paskuqanit e tutje se andej e kane habitatin natyral keta monstra.

    Përgjigju
  • Lani: 01/03/2023 23:12

    Po sot policia vinte gjoba per mbajtje telefoni ne dore ne makine te casa italia kurse ky qe vret vazhdon i qete nga nje vend ne tjetrin

    Përgjigju
  • Polo: 01/03/2023 22:12

    Policia është e dështuar totalisht! Si përshkon tjetri ditën për diell atë itinerar dhe nuk del njëri t'a ndalojë?!!

    Përgjigju
  • Tani: 01/03/2023 21:32

    Pse e arrestuan? Duhet ta kishin ekzekutuar.

    Përgjigju
  • rbujari: 01/03/2023 20:25

    shteti eshte vene ne sherbim total te krimit dhe trafikanteve,,,asnj= vote me per PS DHE KRYEKRIMINELIN EDI RAMA.

    Përgjigju
    • Lala: 01/03/2023 20:43

      Dakort ja japim bollanos

  • ymeri: 01/03/2023 19:28

    jan dakort me BBC ,,TA KISHIT EKZEKUTUAR...POLICIA NE KETO RASTE E KA LEJEN ME PASH NGA POPULLI PER TE VRARE...NUK I DUHET KUJT AI KRIMINEL...

    Përgjigju
  • Alb: 01/03/2023 19:22

    Demokracija i ka keto gjana.

    Përgjigju
  • beni: 01/03/2023 19:00

    Po pse e arrestuat, e kishit vrare si qen

    Përgjigju
  • BBC: 01/03/2023 18:51

    Çeçena me bisht. I solli Sali Kërma ne Tirone. Vdekje fares se ndyte. RENEA ta ekzekutoje kete zvarranikun

    Përgjigju
  • Klodi: 01/03/2023 18:14

    Po si ka mundesi qe ky kafshe pasi ka vrare dhe perdhunuar ishte ne liri? Ky duhej denuar me burgim te perjetshem! O prokuror qe ke patur ceshtjen dhe ti gjyqtar qe e ke denuar vetem me disa vite, shiko cfare keni bere, kjo masaker eshte faji juaj!

    Përgjigju
  • tani: 01/03/2023 17:34

    kthehuni ne malesi o njerez,,,mos beni krime kot ne tirane,,,,,keni ardhur kot ne tirane,,,,jeni pa pune,,pa zanat,,,pa tru mbi te gjitha dhe doni te jetoni ketu,,,,as per buke thate nuk do keni leke,,,...shkoni ne malesi me blegtori-bujqesi,,,dhe agroturizem dhe do jetoni me se miri....

    Përgjigju
    • Eda: 01/03/2023 21:10

      Eshte nga Kukësi.

    • Eri: 01/03/2023 17:51

      Ku e sheh qe eshte malsor apo kot muhabet

  • Arbëri: 01/03/2023 16:50

    E gjithë kupola e policis duhet arrestuar kurse qeveria me në krye Edvin shkjaun shqipfolës duhet rrezuar për toke, ky tradhtar e shkatrroi këtë popull për t’i plotsuar deshiiren serborusis fashiste, o dalshin fare

    Përgjigju
  • Big brother vip: 01/03/2023 16:37

    Ky eshte brezi art! ky tipi eshte nga ai brezi e meparshme qe jan rritur me moral e me vlera njerzore te cilet i duan grat si sherbetore.

    Përgjigju
    • Tao: 02/03/2023 01:19

      Fiks, mbeshtetesit e Luizit qe jane gati te te shtypin ne rruge dhe te thone mire ja bëri se e meritonte.

  • Dori: 01/03/2023 16:32

    Policia duhet ta vrasi dhe jo ta arrestoj.Nuk mbahen ne jet ne burg kto plera me taksat tona

    Përgjigju
  • Tironci: 01/03/2023 16:18

    Eh mer laleee ne jena tironca purooo jo kshu çeçena me laleeee ne dim ti trajtojme grate me laleeee.

    Përgjigju
    • Cironti: 01/03/2023 18:16

      Çjafut kot ti,, tironc purooo thote uahahahaha, po ku ka tironc purooo dhe na qenke ti :)).

    • Shoku: 01/03/2023 17:20

      Tamom keta te jane te papame per P, mire qe i perdhunojne por dhe i vrasin mor jahu,ca bohet kshu

  • Shoku: 01/03/2023 15:59

    Ca mosnstre, qe nga emri e mbiemri duket ca llumi,keta te veriut edhe jashte vetem perdhunime e vrasje femrash jane denuar,hapni shpite publike te shfryhen keta se jane shtuar shume atje.

    Përgjigju
  • Loran: 01/03/2023 15:54

    Vrau ne 2007 dhe esht i lir prap drejtesia e e re e ambsadores Amerikane po ben cudira ne kte vend ahhahaha

    Përgjigju
  • Turi: 01/03/2023 15:45

    Ai trup gjykues qe e ka liruar kete psikopat nga burgu duhet te denohen me burgim te perjetshem ne qofte se doni te beni shtet

    Përgjigju
  • Luiz Luani: 01/03/2023 15:04

    Ky qeka per big brother. e fito direkte

    Përgjigju
  • nick: 01/03/2023 15:00

    si ka dal nga burgu ky perdhunues dhe vrases ?

    Përgjigju
  • foni: 01/03/2023 14:52

    VRITENI SA ME PARE,,,MOS E ARRESTONI,,,POLICIA TA EKZEKUTOJE KETE KRIMINEL...KESHTU TE BEHET ME TE GJITHE ATA QE VRASIN,,,TE VRITEN NGA POLICIA PA GJYGJ.....

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/03/2023 14:27

    Shtet me pushtet kriminel antikombëtar

    Përgjigju
  • Agjenti: 01/03/2023 13:45

    Polici si lac. Jelekun hapur nje dore ne xhep. Vetem nje cigare i mungonte. Hahahah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele