Skeda e zezë e Dan Hutrës/ Përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje...20 vite histori kriminale! Mister si u lirua ky monstër

Një seri ngjarjesh shumë të rënda me protagonist një person kanë tronditur ditën e sotme Shqipërinë. Dan Hutra qëlloi për vdekje 3 gra dhe vetëm fati i shpëtoi tre të tjera, të qëlluara me thikë nga dora e një krimineli, historia e të cilët regjistron mbi 20 vite ngjarje kriminale, nga më të rëndat.

Krimi i parë i 40 vjeçarit, të paktën i regjistruar, shënohet plot 20 vite më parë, në vitin 2003, kur monstra ishte vetëm 20 vjeç dhe e nis me ngjarje tronditëse. Ai dënohet pas përdhunoi kunatën dhe mori peng kunatën tjetër. Ai është arrestuar më 20 maj 2003 nga Komisariati i Policisë Devoll për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, ndërkohë që është dënuar 2 vite burgim në 2003

Më pas në vitin 2007 ngjarja që e mbylli për 15 vite në qeli.  Fundvitin e 2007-s ai ekzekutoi gruan e tij të parë Dafina Havalja, të cilën e theri me dy goditje me thikë në zemër e mëlçi. Pas këtij makabër me qetësi ishte munduar ta ‘kampuflonte’ si vetëvrasje duke i vënë thikën në dorë viktimës së tij, teksa vetëm disa minuta më vonë telefon vjehrrën dhe i thotë ‘të rrosh vetë se vajzën ta vrava’. Gjykata e dënoi 24 vite, do të vuante 16 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ky vendim e mbylli një Burgun e Sigurisë së Lartë.

Dhe vuajtja e dënimit për të nuk ka qenë e qetë, teksa ‘fati’ e vendosi në një qeli me Admir Tafilin.  Në vitin 2013 emri i Dan Hutrës del sërish në kronikën e zezë, këtë herë për një ngjarje të denjë për filma aksion. Një tentativë e bujshme arrestimi e përgatitur nga as më shumë e as më pak, Admir Tafilli, një super personazh i njohur i botës së krimit. Dan Hutra ndihmoi në arratisjen por mbeti në burg, ndërkohë që Admir Tafili dhe të tjerë si ikën nga qelitë, disa për të arresuar pak më pas.

Një tjetër tentativë për arratisje e mundshme nga burgu i Sigurisë së lartë të Drenovës me protagonist kryesor këtë herë Dan Hutrën u shmang gati dy muaj pasi nga ky burg arritën të largoheshin 7 të burgosur mes tyre dhe Admir Tafili.  4 fletë sharre hekuri u futën në sektorin e paraburgimit, pikërisht në qelitë e 3 të burgosurve të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e bujshme.  Gjatë hetimeve prokuroria e Korçës zbuloi atëherë se fillimit sharrat janë marrë nga i dënuari Dan Hutra, ish-shok qelie me Admir Tafilin. Mjette prerëse ishin futur me ndihmën e gardianëve të burgut.

Nga kjo ngjarje nuk ka më ‘lajme të zeza’ për Dan Hutrën, ndërkohë që nuk kuptohet se si ka dalë ky njeri nga burgu, ndërkohë që ishte dënuar 16 vite për një vrasje me paramendim dhe kishte marrë pjesë në dy tentativa të bujshme për arratisje.

Sapo është liruar nga burgu, në dhjetor 2021 Dan Hutra është arrestuar për vjedhje banesash në Durrës, ndërkohë që sërish është arrestuar më 1 shkurt 2022 për tentative vjedhjeje banese.

Ai ka pasur edhe një konflikt me Valdimir Kurtin, vëllain e Etleva Kurtit që sot e ekzekutoi. Valdimir Kurti vuan dënimin me burgim të përjetshëm në Drenovë për vrasjen në 2018-ën të Agim Buçit dhe plagosjen e gruas së tij, gjatë një tentative grabitje në dyqanin e tyre në Tiranë, skenë e ndodhur e gjitha në prani të djalit të tyre 6-vjeçar në atë kohë. Vladimir Kurti në një telefonatë nga qelia, ka treguar se ka pasur një debat të ashpër me Dan Hutrën teksa vuanin të dy dënimin në të njëjtin burg, madje e kishte kërcënuar herë pas here se do i vriste motrën.

Në qershor të vitit të kaluar ai është arrestuar nga policia pas kallëzimit të bashkëjetueses për ushtrim dhune në familje, ndërkohë që është liruar 16 shkurt të këtij viti. Nuk dihet se kush është gjyqtari që ka marrë këtë vendim për ta lënë të lirë këtë monstër rrugëve të Tiranës, i cili 12 ditët e lirisë i janë dashur vetëm të planifikojë krimet e radhës monstruoze duke marrë jetën e 3 grave të pafajshme, duke plagosur 3 të tjera dhe duke tronditur një vend të tërë. A mbahet nën vëzhgim një personazh i tillë? Cila është përgjegjësia e të gjitha strukturave ligjzbatuese?

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:41
U la i lirë pasi kreu vrasje, ILD për Dan Hutrën: Do verifikohet nëse ka pasur shkelje

 

Teksa mbetet e paqartë se si Dan Hutra, autor i 3 vrasjeve sot në Tiranë, u lirua nga burgu për vrasjen e gruas së tij të parë, ILD njofton se ka nisur verifikimin e rastit dhe identifikimin nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

"Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve", njofton ILD.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 02/03/2023 02:00

    NUK eshte hic mister si eshte liruar ky monster,,,,shteti i liron dhe i perkrah kriminelet dhe trafikantet....populli te bashkohet dhe te ekzekutoje keta kriminele ne burgje ku rrine,,,kjo eshte zgjidhja.../////

    Përgjigju
  • Iris: 02/03/2023 01:03

    Nuk ka asnje mister se si u lirua.Fajin e kane ligjet dhe pastaj njerezit e drejtesise. A mendoni se eshte logjikisht normale e drejtesisht e pranueshme qe te denohesh me 2 vjet burg per perdhunim, rrembim e pengmarrje ?! A mendoni qe gjykimi i shkurtuar duhet te jete akoma pjese e ligjeve penale shqiptare ne pergjithesi e sidomos kur behet fjale per krime te renda si vjedhje me permasa te medha e me deme/pasoja po aq te medhaja e vrasje e sidomos nga kriminele me precedente te rende kriminale,ne vecanti?! A mendoni se tentativa per arratisje duhet denuar duke shtuar kohezgjatjen e burgimit dhe rendesen e tij? A mendoni se lirimi i te burgosurve,sidomos i atyre qe kane bere krime te renda e perseritese duhet shoqeruar me nje periudhe 5-10 vjet ku te liruarve t'u ndalohet armembajtja e cdo lloji,alkooli,drogat,shoqeria me njerez te krimit etj dhe se per shkeljen me te vogel te arrestohen e denohen menjehere dhe kur dalin para kohe ,kur kapen /mat/te rikthehen ne qeli e t'a bejne te plote dhe pjesen qe u eshte shkurtuar?! A mendoni qe ka ardhur koha qe denimet per krimet e renda e shume te renda te mos jene me pak se 25 vjet-te perjetshem dhe te mos u lihet hapesire gjykatave t'i denojne me pak si ne rastin e mesiperm kur krimineli u denua perkatesisht 2 vjet e 17 vjet?! Ne nuk kemi nevoje vetem reforme per njerezit e drejtesise,por dhe te ligjeve vete,te cilet duhen ashpersuar.

    Përgjigju
  • Xhiku: 01/03/2023 22:22

    Gjyqtari kriminel dhe I korruptuar Gerd Hoxha e ka liruar nga burgu ket monster.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin