TIRANE - Në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës (10.04.2013) një kambist është sulmuar me qëllim grabitjen, por sulmi ka mbetur në tentativë pasi grabitësit nuk ja kanë arritur qëllimit.
Kambisti që u tentua të grabitej është shtetasi Ylli Omeri, ai po kthehej për në banesën tij në lagjen e “Unazës së Re” kur grabitësit e kanë sulmuar teksa po hipte në ashensorin e pallatit ku banon.
Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë sulmuar kambistin, policia po punon për identifikimin e tyre duke analizuar dëshmitë e marra dhe provat e mbledhura në vendngjarje, për këtë ngjarje janë shoqëruar disa persona në polici.
Pas sulmit kambistit i është dhënë ndihma mjekësore dhe pas mjekimit ai ka dëshmuar për policinë. Sipas burimeve pranë policisë grabitësit dyshohet se kanë qenë dy persona.
Besjan Malo/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com