TIRANË- “Një 58-vjeçar, nën kërcënimin e kallashnikovit, grabiti një bankë të nivelit të dytë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë. Në tentativë për t’u larguar, u neutralizua nga policia, e cila u njoftua nga një klient i bankës.
Report Tv siguroi momentin kur Bardhyl Fusha nga Gramshi, arrestohet nga forcat e Rendit të Komisariatit nr. 2. I pamaskuar e në kurth nga prita e policisë, 58-vjeçari sipërmarrës në ndërtim, në pamundësi për t’u larguar pasi blutë i drejtuan armën, u dorëzua pa rezistencë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në rrugën “Muhedin Llagami”, që lidh Rrugën e Kavajës me urën e ish-Nesharakut, zonë e frekuentuar dukshëm në atë orar.
Report Tv mundi të sigurojë të plotë dinamikën e grabitjes së parave. Bardhyl Fusha hyri në bankë i qetë, me një çantë në dorë. Brenda saj fshihte kallashnikovin, të cilin fillimisht e nxori dhe qëlloi njëherë në dysheme pranë arkës, në një kohë që brenda kishte punonjës dhe klientë. Nën kërcënim, te arka mori paratë dhe tentoi të largohej përmes derës nga e cila hyri.
Jashtë e priste policia. Një qytetare, e cila ndodhej brenda bankës telefonoi sallën, dhe një patrullë që ishte pranë, shkoi menjëherë. Fillimisht grabitësi ngriti duart lart, dorëzoi armën dhe në fund u prangos. Brenda në çantë iu gjetën paratë e grabitura, rreth 2 milionë lekë, të cilat u sekuestruan.
Në bankë ka vepruar i vetëm, por po punohet për verifikimin e plotë, nëse ka pasur bashkëpunëtorë të tjerë. I marrë në pyetje, Bardhyl Fusha deklaron se është i zhytur në borxhe për këtë arsye kishte vendosur të grabiste bankën.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, takoi dhe falënderoi 2 punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilët neutralizuan dhe arrestuan autorin e armatosur, i cili mori një shumë parash në një filial banke, duke rrezikuar jetën e punonjësve, dhe tentoi të largohej.
Proda theksoi se reagimi në kohë rekord, guximi dhe profesionalizmi i treguar, janë shembull i qartë i standardit që përfaqëson Policia e Shtetit.
“Reagimi i shpejtë, vendosmëria dhe guximi, padyshim profesionalizmi që dy kolegët tanë, inspektor Ermal Çeka dhe inspektori Eduard Saliko, treguan sot, janë provë e standardit të lartë që policia jonë përfaqëson. Të dy kolegët përballë një personi të armatosur, vepruan me vendosmëri dhe guxim, duke neutralizuar autorin. Këto janë veprime që e nderojnë uniformën tonë, rrisin autoritetin e policisë dhe besimin e qytetarëve te institucioni jonë. Drejtori më ka propozuar t’i japim stimul moral dhe material dhe do kemi rastin të takohemi dhe në ambiente të tjera”, tha Proda.
Bardhyl Fusha, autori i cili grabiti 20 mijë euro në bankën në Tiranë rezulton sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Para grupit hetimor ai ka deklaruar se ka borxhe.
Ndërkohë, nga një vëzhgim në faqen e tij në Facebook, dallohet se ai poston foto për lojëra me poker.


Report Tv ka siguruar fotot e Bardhyl Fushës, i cili grabiti 20 mijë euro nga banka në Tiranë, por u kap nga policia teksa po largohej.
Report Tv ka siguruar videon e momentit kur arrestohet autori Bardhyl Fusha, i cili tentoi të grabisë me armë një bankë të nivelit të dytë në Tiranë. Siç shihet edhe në pamje, autori është i pamaskuar dhe një polic i qëndron përballë me armë në dorë, ndërsa tjetri i vendos prangat.
Komente













Une mendoj qe ai per t'i shpetuar borxheve ka menduar po bej nje grabitje qe te me kane policia dhe te jem brenda ne burg. Se jashte nuk me lene rehat borxhet.
PërgjigjuPaska qene vertet i deshperuar,por dhe amator,perderisa ka vjedhur banken i pamaskuar! Pokeri nuk duhej lejuar kurre ne Shqiperi.Jemi popull shume infantil nga truri qe te dime kur te ndalojme se luajturi.
PërgjigjuDuket sikur koha eshte kthyer prapa dhe po jetojme ne vitet 96’ pra vitet 90-të, mungojne vetem makinat benz 2400-she ose 190-at dhe keshtu kemi nje kthim udhetim pas ne kohe. Bota po ec pas ne kohe shoqëria ngjan me vitet 90-te edhe politika pak a shume !
PërgjigjuDuket se nuk i shikon lajmet..para disa ditesh ne itali e bene ne mes te autostrades
59 vjec o zot nuk e kuptoj qa ka mendu ky driteshkurter.
PërgjigjuCa ka menduar? E ke pare amnistine?
Ah sali zagari qe hape depot e armeve ..vdekje saliut liri popullit ..zjarr policia zjar jo arrestime zjarr….
PërgjigjuO popull ! Armet qe u moren ne kohen e Saliut jan ndryshkur dhe nuk vlen me,jan arm moderne.