21-vjeçari Terolli në momentin e konstatimit nga ana e Punonjësit të Qarkullimit Rrugor ka qenë në lëvizje me automjetin tip Mercedez-Benx A-Class, me targa" AA 485 BU".
Arsyeja e ndalimit të këtij automjeti ka qenë për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit dhe ka tentuar t’i japë punonjësit shumën prej 500 lekësh.
Tashmë përveç gjobës për drejtim të pakujdesshëm të mjetit, Terolli do të përballet edhe me akuzën e korrupsionit, vepër kjo e dënueshme me burg.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)