TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues automjeti i cili tentoi të korruptojë forcat e rendit, për të iu shmangur penalizimit për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor. Në prangat e policisë ka rënë Paulin Tuci, i cili u arrestua në flagrancë mëngjesin e sotëm rreth orës 06:55, në vendin e quajtur"'Kthesa e Kamzës".
Sipas policisë, Tuci nën drejtimin e automjetit të tij me targë AA 751 JF ka qenë duke përshkruar karrexhatën në sens të kundërt. Pasi ai është ndaluar nga ana e patrullës së policisë ka tentuar t’i korrputojë efektivët me shumën 5000 lekë.
Menjëherë ai është vënë në pranga për veprën penale të "Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë fuksione publike".
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com