Tiranë/ Arrestohet pas dy orësh ndjekjeje 45-vjeçari, tentoi të vriste kunatin e tij, avokatin e turkut Harun Çelik të deportuar nga Shqipëria në Turqi
Në pranga ka rënë Roland Ruçi, 45 vjeç, por për arrestimin e tij janë dashur 2 orë ndjekjeje, sepse autori sapo pa makinën e policisë u largua nga vendi i ngjarjes.
Foto ilustruese
Redaksia 6 Maj 2020, 09:50 | Përditesimi: 6 Maj 2020, 23:15
TIRANË- Një 45-vjeçar është arrestuar pasi ka qëlluar më thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit në rrugën "Emin Duraku" në Tiranë.
Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se në pranga ka rënë Roland Ruçi, 45 vjeç, por për arrestimin e tij janë dashur 2 orë ndjekjeje, sepse autori sapo pa makinën e policisë u largua nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht mësohet se kunati i tij Alban Bengasi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Benagasi ka qenë avokati i turkut Harun Çelik të deportuar nga Shqipëria në Turqi, si pjesë e sektit Gylenist.
Njoftim i plotë i Policisë Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave. Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën "Emin Duraku" kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:58
Shpëton nga atentati me thikë avokati i turkut Harun Çelik të deportuar nga Shqipëria në Turqi
Harun Çelik, i deportuar nga Shqipëria në Turqi
Alban Bengasi, avokati i turkutHarun Çelik të deportuar nga Shqipëria në Turqi, si pjesë e sektit Gylenistka qenë personi që i shpëtoi vrasjes me thikë nga kunati i tij për një konflikt të çastit.
Bengasit i është dhënë ndihma e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas 2 orësh ndjekjeje, kunati i tij Roland Ruçi u arrestua më në fund nga policia.
Policia Shqiptare ne rruget e Policise te Evropes ..: 06/05/2020 10:26
Iku koha kure nuk kapeshin...
Tani Kriminelet ne Burg ...
Kane ngelur vetem ata te Gjirit te Lazeeut dhe ata qe Kane Vilat mbi PSE milion ..Le te shpresojme qe edhe atyre do Ju vije rradha ,te dalin perpara Drejtesise ..
Përgjigju
Virusi: 06/05/2020 10:04
Filloi kafsherija.mjaft u vrate o shqiptare se late nam.bam virusi bam aksidentet e bam me njeri tjetrin
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.2%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4394
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Ky është vetëm fillimi ditë të zeza na presin
PërgjigjuIku koha kure nuk kapeshin... Tani Kriminelet ne Burg ... Kane ngelur vetem ata te Gjirit te Lazeeut dhe ata qe Kane Vilat mbi PSE milion ..Le te shpresojme qe edhe atyre do Ju vije rradha ,te dalin perpara Drejtesise ..
PërgjigjuFilloi kafsherija.mjaft u vrate o shqiptare se late nam.bam virusi bam aksidentet e bam me njeri tjetrin
Përgjigju