Turqi/ Gjykata vendos paraburgim për Harun Çelik, të deportuar nga Shqipëria

Turqi/ Gjykata vendos paraburgim për Harun Çelik, të deportuar nga Shqipëria

STAMBOLL- Gjykata në Turqi ka shqiptuar masën e paraburgimit për, Harun Çelik, i cili dy ditë më parë u deportua nga Shqipëria në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA). Gjykata vendosi të shqiptojë masën e paraburgimit me akuzat për “pjesëmarrje si anëtar në organizatë të armatosur terroriste”. Turqia e akuzon Harun Çelik si anëtar organizatës terroriste 'FETO'.

Çelik, u arrestua në kuadër të një hetimi të Kryeprokurorisë Publike të Stambollit dhe pas përfundimit të procedurave në Policinë e Stambollit u transferua në një gjykatë me kërkesë të kryeprokurorisë.

42-vjeçari, baba i katër fëmijëve më herët ka qenë i dënuar disa muaj në Shqipëri, pasi u arrestua në aeroportin e Rinasit për veprat penale “falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “falsifikim i dokumenteve”.

Andaolu Agency përveç se shkruan se puna për dëbimin e tij është kryer  nga Shërbimi Informativ Kombëtar Turk i quajtur ndryshe (MIT), thekson se mësuesi turk është pjesë e lëvizjes 'Gulen' apo quajtur ndryshe 'FETO' të udhëhequr nga Fethullah Gylen, i cili akuzohet nga Presidenti aktual i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan si ideator dhe organizator i grushtit të dështuar te shtetit në Turqi të vitit 2016. Turqia e konsideron lëvizjen Gulen si organizatë terroriste.

Ndërkohë media turke 'Turkey 7/24'  shkruan se 42 vjeçari akuzohet nga Turqia si pjesë e organizatës 'FETO' pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

42-vjeçari u kap 5 muaj më parë në Rinas me dokumente false  dhe pasi vuajti dënimin që mbaroi me 1 Janar ai në zbatim të ligjit për të huajt u vendos të dëbohej.  Ndërkohë Report Tv ka siguruar edhe vendimin e  gjyqtares, Shefkie Demiraj e cila ka shqipëruar dënimin për Harun Çelik i cili duke përfituar nga  pranimi i gjykimit të shkurtuar ka marrë dënim me 8 muaj e 20 ditë burgim. Ai ka përfituar nga ulja e 1/3 së dënimit si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, ndërsa fillimisht është dënuar me 13 muaj burg. Vujatja e dënimit për të ka vijuar që në momentin e arrestimit më 8 korrik të 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eureka: 04/01/2020 13:06

    Fillimisht, pyetja e sondazhit eshtw formuluar gabim qellimisht apo me tendence kete nuk mund ta di. Se dyti, cfare kuptimi ka fjala Gyleniste, nderkohe qe vete Fethullah Gulen nuk e pranon diçka te tille per ata qe simpatizojne idete e tij.

    Përgjigju
  • Ops: 04/01/2020 04:32

    Organizata terroriste Rilindje + Ordoganizim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë