Tiranë, tjetër krim në familje
burri vret gruan më pas veten

Tiranë, tjetër krim në familje<br />burri vret gruan më pas veten
TIRANE- Një vrasje e paralajmëruar ka tronditur kryeqytetin, ndërsa policia e komisariatit numër dy nuk ka ndërhyrë më parë edhe pse viktima i është drejtuar Gjykatës për urdhër mbrojtje në datën 5 korrik të këtij viti dhe është tërhequr nga frika e bashkëshortit.

Edmir Jazxhi është autori i ngjarjes ku me një pistoletë pa leje TT ka qëlluar 3 herë mbi gruan e tij Dallëndyshe e më pas veten duke lënë jetim dy fëmijët, 16-22 vjeç.

Në datën 17 korrik, Dallëndryshe Jazxhi duhet të paraqitej në gjykatë, por për shkak të dhunës dhe presionit të ushtruar nga bashkëshorti, ajo nuk është paraqitur për të marrë urdhrin e mbrojtjes.

Burime për Tv “A1 Report” bëjnë me dije se shkak i mosparaqitjes së Dallëndyshes në Gjykatë ka qenë presioni i bashkëshortit, pasi ishte njoftuar për gjykim dhe kishte kërcënuar: “Nëse ti shkon, do të të vras!”.

Ndërsa, sot, pas një sherri në familje, Edmir Jaznxhi ka qëlluar plot tre herë me pistoletë të shoqen e më pas ka vrarë veten.
 
Ngjarja është shënuar në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si blloku i banesave “Vasil Shanto" në kryeqytet, ku në mesditë në banesën private të çiftit, 54-vjeçari Admir Jaznxhi ka shkrepur armën.
 
Policia është njoftuar nga banorët e lagjes, ndërsa ka qenë e kotë ndërhyrja e forcave të komisariatit numër 2 pasi në momentin e mbërritjes së tyre çifti i bashkëshortëve kish ndërruar jetë.
 
Në familjen Jazexhi do të mbeten tashmë jetimë dy fëmijët e çiftit, djali 16 dhe vajza 22-vjeçare, të cilët sipas policisë në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesë.
 
Trupat e viktimave janë nxjerrë tek e tek nga banesa, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i ngjarjes të jetë xhelozia në çift dhe problemet ekonomike.
 
54-vjeçari punonte si shofer i një linje furgonash në një firmë të huaj, ndërsa bashkëshortja e tij, Dallëndyshja, ishte shtëpiake. Nga viti 2002-2004 ai ka qenë truprojë e ish-kryeministrit, Fatos Nano.

admir jazenxhi 1
vrasja irfan tomini
admir jazenxhi 1
(Foto: Nga vendi i ngjarjes)

Vendimi i pushimit te ceshtjes nga gjykata

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it