TIRANE - Një ndër premtimet elektorale të Lulëzim Bashës para se të fitonte Bashkinë e Tiranës, ishte largimi i të gjithë shitësve ambulantë, tezgave dhe njësive tregtare që bllokonin trotuaret.
Nga një vëzhgim që A1Report bëri në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit, realiteti tregon një premtim të pambajtur dhe një Tiranë me trotuare të kthyera në tregje.
Shumë të ardhur në Tiranë, por edhe vendas, në pamundësi për të gjetur një punë, i janë drejtuar tezgave si një zgjidhje alternative për të mbijetuar duke shitur produkte nga më të ndryshmet. Në trotuaret e kryeqytetit sot mund të gjesh, nga paketat e cigareve, misrat, gështenjat, fruta perimet e deri tek veshmbathjet.
Pak kohë më parë u ngrit një grup Task- Force i cili largoi çfarë do lloj subjekti nga rruga, dhe u paralajmërua se do të ketë masa të rrepta nëse thyet ligji. Por situata aktuale i ngjan një fenomen të njohur për shqiptarët, atë të kioskëzimit të çdo hapësire publike vite më parë.
Ankesa ka edhe nga vetë qytetarët, të cilët e shohin mjaft problematik këtë fenomen. Jashtë kamerës ata shprehen se kjo situatë e ka kthyer në një qytet të rëndomtë Tiranën dhe dikush duhet të reagoj në mënyrë urgjente.
Pak kohë më parë një reagim për tregtimin e produkteve ushqimore në rrugë, ka pasur dhe nga kryeministri Berisha, i cili me anë të një vendimi dhe grupi pune kërkoi që tregtia e mishit në rrugë të marrë fund njëherë e përgjithmonë.
Për të pasur një Tiranë me trotuare të lira dhe me hapësira publike pa praninë e tezgave, duhet që bashkia të menaxhojë më mirë territorin e saj duke bërë të mundur që ky fenomen të mos e kthej kryeqytetin në një treg të madh.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com