Rigels Kaso 42 vjeçari nga Bilishti që u gjet në Bulevardin e Kasharit, i dhunuar me sende të forta, ka ndërruar jetë në spital pasi qëndroi për disa ditë në koma.

Kaso u dhunua me 15 korrik, pasi fliste me një vajzë në Instagram, por në të vërtetë pas saj qëndronte i dashuri.

Ky i fundit e dhunoi Kason në Kashar. Më vonë 42 vjeçari u gjet nga kalimtarë i shtrirë dhe pa ndjenja.  

Kaso u dhunua nga 34 vjeçari Bajram Gjeleshi, pasi komunikonte në instagram me bashkëjetuesen e Gjeleshit.

34 vjeçari zbuloi mesazhet në instagram dhe shkoi në vendtakimin që Kaso kishte lënë me bashkëjetuesen e tij.

Në rrugën Sokrat Miho ku pritej të ndodhte takimi u shfaq Gjeleshi që dhunoi Kason, i cili morë dëmtime të rënda në kokë.