Tiranë/ U kap me armë në makinë, në pranga 37-vjeçari! Arrestohet dhe pasagjeri për 'moskallëzim krimi' (EMRAT)

TIRANË - Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Flagranca 2”, duke arrestuar dy persona të përfshirë në armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi.

Policia ndaloi në rrugën “Isuf Elezi” një automjet me drejtues Armando Kashari, 37 vjeç, dhe pasagjer Amarild Zaçe, 39 vjeç. Gjatë kontrollit, Armando Kashari u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak në brez, duke çuar në arrestimin e tij për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, Amarild Zaçe u arrestua për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi nuk raportoi praninë e armës.

'Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca 2” në kuadër të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. K., 37 vjeç, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje” dhe A. Z., 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Isuf Elezi”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. K, dhe pasagjer A. Z.  Gjatë intervistimit nga punonjësit e policisë të dy këta shtetas kanë shfaqur shenja nervozizmi. Në vijim të veprimeve, pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit A. K, shërbimet e Policisë kanë gjetur në brez një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.', njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi

Blushi denoncon: Rama ka fryrë administratën me 400 patronazhistë para zgjedhjeve të 11 majit! Kujdes me firmat, do mbani përgjegjësi