TIRANE- Identifikohet viktima, që u gjet i mbytur në shtatin e lumit të Lanës në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë 60-vjeçari Shkëlzen Hoxha, ka rënë aksidentalisht nga ura. Trupi i pajetë i 60-vjeçarit është gjendur orët e para të mëngjesit në shtratin e lumit Lanë, në bulevardin "Zhan D’ark" pranë rrugës së Elbasanit në Tiranë.
Ngjarja është raportuar nga qytetarët duke telefonuar policinë, ndërsa pas hetimeve të policisë rezulton se personi është rrëzuar aksidentalisht.
Trupi i 60-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u bë dhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Trupi i viktimës, sipas policisë nuk kishte shenja dhune apo shenjë plagësh me armë zjarri.
Lajmi fillimisht u publikua në 08:45.
Redaksia online
(e.s/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com