Tre persona, me tyre edhe një i mitur, të cilët u shisnin hashash nxënësve, u arrestuan gjatë mbrëmjes së djeshme.
Burime zyrtare bëjnë me dije se në pranga janë vënë, 30-vjeçari Osman Mcini, 22-vjeçari Adriano Bajrami dhe 16-vjeçari N.B., të tre banues në kryeqytet.
Ata u arrestuan rreth orës 20:30, pasi është dokumentuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin shisnin hashash në ambjente përreth shkollave të ndryshme.
Të tre u kapën në flagrancë në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja "Asim Vokshi". Gjatë kontrollit fizik, atyre u janë gjetur gjithsej 4 doza me kanabis, ndërsa gjatë kontrollit të banesës ku jeton Mcini, janë gjetur 8 doza nga e njëjta lëndë narkotike.
Materialet procedurale në ngarkim të tre të rinjve ju kaluan prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale "Prodhim dhe shitej të narkotikëve në bashkëpunim".
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com