Tiranë, vdes në QSUT një
foshnje 4 muajshe me fruth

Tiranë, vdes në QSUT një<br />foshnje 4 muajshe me fruth<br>
TIRANE-Në datën 10 shkurt 2018 një foshnjë 4 muajshe e seksit femër ka humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të fruthit. Foshnja ka ndërruar jetë në spitalin QSUT në Tiranë.

 

Report TV ka mësuar se foshnja ka qenë e diagnostikuar me bronko pneumoni dhe prej kësaj ka pasur shqetësime shëndetësore, të cilat bënë që familja nga Peshkopia ta sillnin në Tiranë për shërim.

 

Kur ka mbërritur në Tiranë, mjekët e spitalit të QSUT e kanë futur në reanimacion për ti dhënë ndihmën e parë. Pas analizave foshnja është diagnostikuar me fruth.

Mësohet se foshnja ka qëndruar 3 ditë e shtruar në spital. Por, pas komplikacioneve shëndetësore si të bronco pneumonisë dhe fruthit foshnja 4 muajshe ka humbur jetën në pavionin e pediatrisë në QSUT.

d.b/.shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë