Tiranë, vendoset pllakata
përkujtimore e Janosh Huniadit

Bashkia e Tiranës, ka vendosur sot pllakatën përkujtimore të Heroit Kombëtar të Hungarisë Janosh Huniadi në kryeqytet. Në ceremoninë e posaçme, Veliaj shoqërohej nga presidenti hungarez Janos Hader.

Në fjalën e tij, Veliaj tha se Janos Hunyadi është një fugurë e madhe jo vetëm për hungarezët por edhe për të gjithë shqiptarët. "Janos Hunyadi është një figurë e madhe jo vetëm për hungarezët, por edhe për ne shqiptarët. Një figurë, që vjen në një moment kyç të historisë shqiptare dhe shënon njëherë e përgjithmonë marrëdhëniet e shkëlqyera mes popujve tanë”, tha kryebashkiaku Veliaj. 

Për Veliajn vendosja e kësaj simbolike në një nga lulishtet kryesore të qytetit përbën një vlerësim dhe mirënjohje që vendi ynë ka ndaj marrëdhënieve dhe mbështetjes që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

veliaj me ader

“Hungaria është një vend mik, që na ka mbështetur pa rezerva, në të gjitha proceset tona të integrimit. Ne, në Tiranë, jemi mirënjohës sepse Hungaria ishte vendi i parë që e ratifikoi rezolutën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe ka qenë në vijimësi një avokate shumë e Shqipërisë në BE. Ndaj, gjestin e sotëm të shënjuar me këtë pllakë, e konsiderojmë një stoli më shumë në marrëdhënien e shkëlqyer që kemi mes Tiranës dhe Budapestit, Shqipërisë dhe Hungarisë”, shtoi Veliaj.

Sipas tij, jo më kot është zgjedhur lulishtja para Bibliotekës Kombëtare për të vendosur këtë pllakatë, pasi tashmë heronjtë e dy vendeve tona do të qëndrojnë në krah të njeri-tjetrit në vetëm pak metra larg njeri-tjetrit.

Pas ceremonisë së vendosjes së pllakatës përkujtimore  Erion Veliaj zhvilloi një takim të veçantë presidentin hungarez, János Áder ku biseduan rreth miqësisë mes dy vendeve tona, mundësive për të intensifikuar bashkëpunimin mes Tiranës dhe Budapestit sa i përket menaxhimit të ujësjellësit, si dhe nxitjen e ardhjes së sipërmarrjeve hungareze në Tiranë.

Gjatë këtij takimi kryebashkiaku Veliaj i dorëzoi presidentit hungarez Çelësin e Qytetit. Gjithashtu, Presidenti János Áder mori pjesë edhe në ceremoninë e Nderimit tek Monumenti: “Nënë Shqipëri” në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, ku dhe vendosi një kurorë me lule.

veliaj
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti