TIRANE - Një i burgosur i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me çarçaf në qelinë e paraburgimit të institucionit të vuajtjes së dënimit 302 në kryeqytet. Shkëlqim Hysaj me origjinë nga Kuçova dhe banim në zonën e Laprakës, ndërroi jetë ndërsa transportohej për në spital. Hysa kishte vetëm 4 muaj që ndodhej në paraburgim pasi Gjykata e Tiranës kishte dhënë në Shtator ndaj tij masën e sigurisë të arrestit me burg.
 
Në atë kohë 42-vjeçari Hysa do të tërhiqte vëmendjen e mediave për dhunën në familje në kufijtë e çnjerëzores. Ai u vu në pranga pasi plagosi bashkëshorten e tij duke i kafshuar hundën dhe një pjesë të buzës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
 
Pas kësaj ngjarje ai kaloi në një gjendje mjaft të ngarkuar psikologjike, ndërsa bashkëshortja prej kohësh i kërkonte divorcin.

Çifti i bashkëshortëve kanë dhe dy fëmijë teksa ngjarja u dyshua nga hetimet se ndodhi për shkaqe xhelozie.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)