TIRANE-Një pikë e këmbimit valutor është vjedhur gjatë natës në zonën e Laprakës. 

Dyshohet që nga kjo pikë këmbimi të jenë marrë 1,2 milionë lekë, 3 mijë dollarë amerikanë dhe 1 mijë dollarë kanadez.

Policia ka proceduar penalisht A. P, V.M dhe L.P të cilët janë punonjës të pikës së këmbimit valutor.

Alarmi ka rënë tre herë gjatë natës megjithatë 3 punonjësit nuk kanë reagur në asnjërin prej rasteve.

laprke qendra grabitur

laprake qendra grabitur
  Pika e shkëmbimit valutor e vjedhur në Laprakë

Njoftimi i Policisë
Më datë 22.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A. P., 45 vjeç, V. M., 34 vjeç dhe L. P., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë SHPSF.

Gjatë natës, ka rënë 3 herë alarmi, i një Exchange në rrugën “Lord Bajron”, në pronësi të shtetasit L. B., i cili në mëngjes është konstatuar nga pronari i vjedhur, në të cilën janë marrë 1.200.000 lekë, 3000 dollarë amerikan dhe 1000 dollarë kanadez.

Punonjësit e lartëpërmendur, kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës së tyre, duke mos marrë masat e duhura për vlerësimin e situatës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vjedhjes së pikës së këmbimit valutor.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com