Tiranë, vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 3 persona, procedohet 1 tjetër

Tiranë, vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, arrestohen 3 persona, procedohet 1 tjetër

Baste online

Tre persona janë vënë në pranga, ndërsa një tjetër është proceduar pasi vinin baste sportive online, nëpërmjet celularëve.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike organizuan dhe finalizuan operacionin ‘Loja’. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa lokale në Tiranë u gjetën 4 shtetasit që vinin baste sportive të kundraligjshme online përmes telefonit celular.

U arrestuan D.S., 48 vjeç, E.H., 46 vjeç dhe K.A., 38 vjeç si dhe u procedua në gjendje të lirë E.D., 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

'Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit D. S., 48 vjeç, E. H., 46 vjeç dhe K. A., 38 vjeç, të tre banues në Tiranë. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. D., 20 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrolleve të ushtruara në disa subjekte në Tiranë, u konstatuan këta shtetas, në celularët e të cilëve, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.', thuhet në njoftimin e policisë.            

Gjatë operacionit u sekuestruan 4 celularë me anë të të cilave viheshin bastet. Ndërsa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër