TIRANË - Kamufluar me shall e kapuç e me thikë në dorë, një 21-vjeçar nga Tirana ka mundur të grabisë xhiron ditore në dyqanin e një kompanie celulare, ndërsa plagosi me armën e ftohtë punonjësin 31-vjeçar.
Sipas Policisë së kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur në 16 janar në rrugën "Ali Demi", ku Fatjon Bregu ka hyrë në dyqan i maskuar me kapuç e shall dhe menjëherë ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit me inicialet B.Sh duke e plagosur lehtë me thikë. Autori 21-vjeçar ka mundur të marrë më tej xhiron ditore të dyqanit të kompanisë celulare prej 10 mijë lekësh të rinj.
Identifikimi dhe arrestimi i tij është bërë gjatë ditës së sotme, ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e Fatjon Bregut policia gjeti edhe thikën me të cilën kish realizuar vjedhjen, rrobat që kishte veshur, dorezat, si dhe shallin e kapuçin me të cilat ishte maskuar. Gjithashtu, policia sekuestroi një pjesë të shumës së parave të vjedhura, pasi pjesën tjetër i riu e kishte harxhuar.
Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Bregu është përgjegjës për mbi 25 vjedhje me dhunë në kryeqytet, ndërsa ai në disa raste ka kryer grabitje dhe në grup së bashku me shokë të tij tashmë të shpallur në kërkim. Grabitësi serial ishte kthyer në mankthin e dyqaneve në kryeqytet.
21-vjeçari akuzohet për veprat penale “Vjedhje me dhunë ”, “Mbajtje pa leje të armëve të ftohta” si dhe “Plagosje e lehtë".

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com