Tiranë - Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur kasafortën me 15 mijë euro në shtëpinë e një mjeku në rrugën “Muhamet Gjollesha” një ditë më parë.
Siç shihet edhe nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë, Arbnor Xhimaj dhe Lejdjan Gjoka të veshur me të zeza dhe kapele në kokë, pasi kanë marrë kasafortën me lek nga shtëpia e mjekut, duke përdorur ashensorin e nxjerrin jashtë dhe e fusin në bagazhin e makinës.
Sipas njoftimit të bluve dy të arrestuarit rezultojnë të dënuar më parë për vjedhje. Madje njëri prej tyre (Arbnor Xhimaj) ndodhej me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për këtë vepër penale.
Automjeti i dyshuar i përdorur nga dy autorët, për të realizuar vjedhjen u sekuestrua si provë materiale.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin vjedhur kasafortën me një shumë parash, në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Reagimi", për zbardhjen e rastit.
Si rezultat i operacionit u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:
A. Xh., 40 vjeç dhe L. Gj., 38 vjeç, të dy banues në Vlorë, të dënuar më parë për vjedhje. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. Xh. ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se këta shtetas, më datë 02.06.2025, kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro, në një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
55.3%
-
Keq
33.5%
-
Nuk e di
11.3%
Vota total: 541
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Grabiti nën kërcënimin e thikës 90 mijë lekë në marketin në Yzberisht, arrestohet autori (EMRI)
9 Janar, 14:13
-
'Izoluam flakët, shpëtuam objektet e tjera', drejtori i Zjarrfikëses për zjarrin te tregu i ish-Uzinës DInamo: Nëse do ndërhynim brenda kapanonëve, rrezikohej jeta e punonjësve
9 Janar, 13:37
-
Mbahet ceremonia e shpalljes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë, kush janë fituesit
9 Janar, 12:41
-
Procesi për Saimir Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Gjykata e Lartë ndryshon relatorin e çështjes
9 Janar, 12:02
-
Zyrtare/ Nga Tirana te Partizani, Agim Ibraimi është drejtori i ri sportiv i 'Demave të Kuq'
9 Janar, 11:31
-
‘S’është ngjarje aksidentale’, Erisa Xhixho reagon ashpër për zjarrin te tregu i ish-Uzinës Dinamo: Pasojë e braktisjes totale të tregtarëve
9 Janar, 11:15
-
'Presim edhe 2-3 koka', trajneri Nuhiu para Skënderbeut: Xhixha dhe Ernest kanë cilësi
9 Janar, 10:52
-
Plagosi me thikë një person, Policia e Tiranës arreston 19-vjeçarin! Ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta (VIDEO)
9 Janar, 10:25
-
PAMJET ME DRON/ Zjarri përpiu 100 magazina, tregu i ish-Uzinës Dinamo kthehet në gërmadhë hiri! Tregtarët në lot: Ambientet të pasiguruara
9 Janar, 08:09
-
Tiranë/ Zjarri te tregu i ish-Uzinës Dinamo, flakët janë shuar! 2 zjarrfikëse në gatishmëri nëse ka riaktivizim
9 Janar, 07:30
-
Zjarri te tregu i ish-Uzinës DInamo/ Ristani për Report Tv: Flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë, por janë nën kontroll! Nuk ka rrezik për banesat! Dëmi voluminoz
8 Janar, 21:41
-
Tiranë/ Shuhet zjarri në tregun e rrobave te ish-Uzina Dinamo, 50 subjekte të shkrumbuara! Në zonë ende prani tymi (PAMJE ME DRON)
8 Janar, 19:14