TIRANË- Një 57-vjeçar me iniciale H.M., një 35-vjeçar me iniciale A.C dhe një 54-vjeçar me iniciale N.L. kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë vjedhur materiale në kantierin e firmës ku punonin.
3 personat ishin të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën "Ali Demi", dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale: "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim,"Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" e kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komente

