Tiranë - Efektivët e komisariatit Nr. 2 kanë arrestuar për vjedhjen e së njëjtës banesë dy herë një 18 –vjeçar. Në momentin e arrestimit, Saimir Metës policia i ka sekuestruar gjysmën e parave që kishte vjedhur. 

I çuditshëm është edhe forma me të cilën ai realizonte vjedhjen, sipas policisë Saimir Meta zbriste me litar nga tarraca duke hyrë në ballkon dhe më pas merrte lekët, apo sendetë tjera me vlerë që mund të gjente në banesë.
 
Mësohet se banesa e vjedhur dy herë nga ana e 18-vjeçarit Meta është në pronësi të shtetasit G.Bushati.
 
Pas arrestimit policia ka mundur që të sekuestrojë gjysmën e parave të vjedhura nga ana e Saimir Metës.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar nëse S.Meta është në vjedhje të tjera.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)