TIRANË - Është vënë në pranga ditën e sotme punonjësi i bankës, First Investiment Bank, Magelan Quku, i cili vodhi ditën e hënë datë 3 shkurt, 20 mijë euro nga banka. Burime nga policia thanë se, arrestimi  i Qukut është bërë gjatë pasdites së sotme, pasi kishte një denoncim nga banka ku punonte në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
 
Sipas informacioneve të policisë, referuar ndërtimit të ngjarjes nga ana e denoncuesve, vjedhësi i ka marrë paratë, i ka fshehur në xhepat e pantallonave dhe është larguar pa u pikasur nga të tjerët. Dyshohet se vjedhësi ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, pjesë të stafit.
 
Vjedhja ka ndodhur në mesditë ndërkohë që pronarët e bankës pasi kanë pritur deri sot që vjedhësi të kthejë paratë dhe nuk e ka bërë, e kanë denoncuar ngjarjen në komisariatin nr.2 të Policisë së Tiranës.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)