Me 1 vit burg janë dënuar nga Gjykata e Tiranës një mësuese dhe mbesa e saj 22 vjeçare pasi janë kapur nga kamerat e sigurisë duke vjedhur parfume e kremra në një supermarket.
 
30 vjeçarja me iniciale A.M dhe mbesa e saj 22 vjeç me iniciale F.P jan arrestuar në flagrancë më 20 Janar të këtij viti teksa në një supermarket në Tiranë kanë vjedhur Parfume, Kremra, pastë dhëmbësh dhe ushqime si djathë kaçkavall e sallam.
 
Në cilësinë e të pandehurave para gjykatës, mësuesja dhe mbesa e saj janë shprehur se kanë harruar të kalojnë produktet në kasë dhe nuk kanë patur si qëllim vjedhjen.
Por sipas Prokurorisë, sjelljet e tyre në supermarket dhe fshehja në çantë janë prova që faktojnë vjedhjen e kryer në bashkëpunim.

Redaksia Online
Shqiptarja.com