Ndërmarja e Ujësjellës kanalizimeve në Tiranë ka kapur sot një pronar biznesi, i cili vidhte ujin e pijshëm përmes ndërhyrjeve në rrjetin shpërndarës, për ta përdorur më pas për qëllime përfitimi.
Sipas Ndërmarjes së Ujësjellësit është arrestuar Jani Duri, pasi nga grupet e shpërndara në terren për kontrollimin e rrjetit shpërndarës është konstatuar se ai përdorte ujin për arsye përfitimi në biznesin e tij.
Për të evidentuar të gjitha rastet abusive në gjithë Titanën, Ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve në bashkëpunim me policinë e shtetit kanë nisur aksionin e përbashkët për të evidentuar dhe bllokuar të gjitha rastet kur qytetarët kanë ndërhyrë në rrjetin shpërndarës në mënyrë që konsumatorët të kenë shërbim cilësor në furnizimin me ujë të pijshëm.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com