Vogëlushi Rogen ka fituar betejën me kancerin, pas një lufte të gjatë mbijetese. Njësia e Radioterapisë së Shërbimit Onkologjik të QSUT-së realizoi për herë të parë trajtimin cranio-spinal te vogëlushi. Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, të disponueshme në QSUT në konsultim me kolegët e Spitalit të Neurokirurgjisë dhe Onko-Pediatrisë dhe përfundoi me sukses.
Sot ai përfundoi trajtimin dhe stafi e përcolli duke i dhuruar biçikletën që ai kishte dëshiruar pasi të shërohej.
"Lufta me kancerin nuk është e lehtë, por ne arritëm t’i japim Rogenit trajtimin e duhur me shumë dashuri", thonë mjekët e QSUT.
Edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar këtë rast suksesi duke falenderuar njëherësh ekipin mjekësor.
"Rogeni përfundoi me sukses trajtimin e vështirë në Njësinë e Radioterapisë në Shërbimit Onkologjik të QSUT ku ekipi mjekësor i radioterapisë neurokirurgjisë dhe onkopediatrisë realizuan për herë të parë trajtimin e specializuar cranio-spinal të një pacienti në moshë pediatrike Ky trajtim u realizua falë teknikave të avancuara të rrezatimit, mundësuar nga investimet e qeverisë për akseleratorin modern linear në QSUT. Një falenderim nga zemra për ekipin e shkëlqyer të mjekëve dhe infermierëve në QSUT, të cilët jo vetëm trajtuan me shumë profesionalizëm dhe dashuri Rogenin e vogël por stafi vendosi ta percjellë duke i bërë surprizë biçikletën që ai aq shumë e dëshironte!", shkruan Manastirliu.
-
I dhente zoti shendet dhe ngrohtesi krah familjes tij,,Amin
Përgjigju -
JU LUMTE!Keto jane vertete lajme te mira per te cilat kemi aq shume nevoje. Gjithe shoqeria ka aq shume nevoje. JU LUMTE te gjitheve per punen dhe shpirtin e mire e human qe keni. Gjithmone eshte thene qe ne brendesi te shpirtit njerezor ekziston e mira si nje diamant i vogel po qe shkelqen e rrezaton shume por qe unfurtunately eshte i veshur me shtresa e shtresa karboni e erresire. Po te davariten keto e te hiqen e te shporren tutje, atehere do te shpertheje me te gjithe forcen e saj E MIRA dhe ZOTI SUBLIM qe ndodhet i fshehur ne thellesi. Per ta nxjere kete 'Diamant' ne pah, DUHET Sistemi Komunist i shoqeruar me Krishterimin. Po u bene keto dy gjera, atehere DO TE VIJE PAQJA DHE LUMTURIA PERFUNDIMTARE NE TE GJITHE BOTEN!
Përgjigju









Komente
Komento