Tiranë, voton Lleshi e KQZ-së
thirrje për pjesëmarrje në votime

Tiranë, voton Lleshi e KQZ-së<br />thirrje për pjesëmarrje në votime
TIRANE- Kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi bëri apel për të votuar dhe komisionerët të jenë jashtë politikës.  
 
“Sigurisht do të isha e para të votoja sot. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten pranë QV. KQZ ka përgatitur të gjithë infrastrukturën që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në fshehtësi të gjithë komisionerët të paktën sot të ishin jashtë ndikimeve politike dhe të kryenin detyrën duke respektuar Kodin Zgjedhor. Votoni. Motoja e KQZ, këtë vit ishte vota jote vlen voton.”- tha Lleshi e cila ishte votuesja e parë në qendrën e votimit të ngritur në Akademinë e Arteve në Tiranë.
 
Lleshi tha se shpresonte se baza materiale është shpërndarë ndërsa lidhur me hapjen e QV në orën 07:00 informacioni do merret më vonë. “Nuk kam asnjë konfirmim që baza materiale nuk është marrë nga ndonjë komision votimi.”- tha Lleshi duke mbyllur deklaratën e saj me një apel drejtuar gazetarëve. :”Mos harroni të votoni dhe ju”

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA takohen me kreun e AMP, Sulejmani: Mirënjohje për mbështetjen e dhënë