1736958508_xhemalmeta.JPG

Viktima Xhemal Meta

Një person i dyshuar si autor i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Shëngjin të Tiranës është shoqëruar në Policinë e Tiranës dhe po merret në pyetje. Deri tani, nuk ka fletë arresti për të, po punohet nga blutë për ta dokumentuar ngjarjen, raporton gazetari Sokol Dema.

Xhemal Meta u gjet i vdekur dy ditë më parë pranë banesës së tij në fshatin Shëngjin i Vogël në zonën e Zall Bastarit, Tiranë. Ekspertiza mjeko ligjore konstatoi dëmtime pas kokës së të moshuarit, të cilat mund të jenë shkaktuar nga goditja me sende të forta.


Lajmi kryesor:

Zbardhet vrasja e 81-vjeçarit në Tiranë, autori e masakroi me çekiç dhe i vodhi 200 mijë lekë të reja! Vihet në pranga (VIDEO)