Vrasja e 2-fishtë në Tiranë/ Viktima kishte kërkuar urdhërmbrotje, biznesmeni me 2 gra e vrau pasi i erdhi fletëthirrja në gjyq: E meritonin! Fshehu armën në kasafortë

TIRANË- Arsen Muskurti, pasi vrau vëllanë dhe kunatën, disa metra larg vendit të ngjarjes la pistoletën që kreu krimin, në brendësi të një kasaforte në dyqanin që ishte në pronësi të tij. Më vonë policia arriti të gjente armën e krimit ndërsa fillimisht ai deklaroi se e kishte hedhur në një kosh mbeturinash.

Pas arrestimit rreth dy orë pas ngjarjes, 38-vjeçari çoi hetuesit në rrugë të gabuar për të gjetur armën e krimit. Ishte njëra prej dy grave të tij, e cila rrëfeu para hetuesve vendin ku ai fshehu pistoletën. Ajo u dha kodin e kasafortën, vetëm disa metra larg biznesit të agjencisë së udhëtimeve ku vrasja ndodhi. Mësohet se autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin Albani Muskurti kishte hapur edhe një proces gjyqësor, për të cilin Arseni kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait.

Sherret e vazhdueshme mes dy vëllezërve u tensionuan pasditen e së martën, pasi Arsen Muskurti kishte marrë një fletëthirrja gjyqi. Kallëzimi ishte bërë katër ditë më parë nga Albani, i vëllai, i cili kërkonte urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje bashkë me të shoqen Norën. Kërkesa do të shqyrtohej në datën 6 shtator në Gjykatën e Tiranës në orën 11:30. Menjëherë pasi ka marrë fletëthirrjen, Arseni ka shkuar në agjencinë e vëllait dhe e ka vrarë bashkë me gruan. Mësohet se një vit më parë gjykatës i ishte drejtuar për urdhër mbrojtje nga vëllait vetë Arseni, kërkesë që u rrëzua.

Pas marrjes në pyetje nga hetuesit e Policisë së Tiranës, Arsen Muskurti deklaroi se me Albanin kishte pasur fillimisht konflikte për pronën dhe se ai i kishte hapur adresa false në Facebook dhe për këtë po ashtu kishte bërë kallëzim. Burime bëjnë me dije se kallëzime janë bërë edhe nga persona të tjerë për Arsenin, pasi njihej si njeri konfliktual, por nuk ka qenë asnjëherë i dënuar më parë. 

Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare  ndaj Arsen Muskurtit, dënim i cili parashikon dënim për jetë. Mësohet se ai nuk ka shfaqur asnjë pendesë duke thënë se e meritonin.

Dy viktimat ishin prindër të tre fëmijëve, ndërsa autori ishte i martuar me dy gra dhe baba i shtatë fëmijëve. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:45 në rrugën “Islam Alla” dhe zgjati pak sekonda. Në pamjet e kamerave të sigurisë shfaqet autori, i cili largohet qetësisht pasi ka vrarë vëllanë dhe kunatën. Në zonën rreth e përqark xhamisë “Dine Hoxha” ai kishte bizneset e tij, ndërsa në Facebook shpërndante statuse përmes të cilave shante të vëllanë Albanin dhe kunatën Norën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:47
Vrau vëllanë dhe kunatën, biznesmeni s’pendohet: E meritonin

 

Prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes për shkak të rrethanave familjare  ndaj Arsen Muskurtit, dënim i cili parashikon dënim për jetë. Mësohet se ai nuk ka shfaqur asnjë pendesë duke thënë se e meritonin.

B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi