TIRANE - Një tjetër krim në familje është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës ku mësohet se Edmond Doku, 46 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Rolanda Doku.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për të zbuluar të gjitha rrethanat. Nga informacionet paraprake të mbledhura nga uniformat blu, rezulton se Edmond Doku ka vrarë gruan duke e qëlluar atë disa herë me thikë në sy të djalit. Motivet e kësaj ngjarjeje dyshohet se janë xhelozia dhe kushtet e vështira duke qenë se dy bashkëshortët ishin të dy të papunë. Të dy gjendeshin në banesën e tyre.
Shqiptarja.com mësoi gjithashtu se Gjykata e Tiranës kishte dhënë një urdhër mbrojtje para procedurave të divorcit duke qenë se bashkëshorti ushtronte dhunë sistematike ndaj viktimës Rolanda Doku. Ky urdhër mbrojtjeje kishte mbaruar vetëm disa ditë më parë dhe duke përfituar nga kjo situatë bashkëshorti mbrëmjen e djeshme, nuk ka hezituar ta qëllojë disa herë me thikë në momentin që Rolanda sapo ishte kthyer nga prindërit e saj.
36-vjeçarja nënë e njëdjali 8-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Ushtarak në Tiranë nga plagët e marra ndërsa policia ka arritur të arrestojë autorin e ngjarjes.
Lajmi u publikua fillimisht në orën 21:30 të mbrëmjes së djeshme (6 tetor) dhe u përditësua gjatë ditës së sotme (7 tetor)
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com