Tiranë, vret të atin, 18-vjeçari:
S´doja, m´u shkrep automatiku

Tiranë, vret të atin, 18-vjeçari:<br />
S´doja, m´u shkrep automatiku<br>
TIRANE -  Mbrëmjen e djeshme në Valias të Tiranës është njoftuar për vrasjen e një 54-vjeçari. Fillimisht u raportua si vetëvrasje por më pas nga veprimet hetimore u konkludua se autori i vrasjes së Rasim Lekës ishte pikërisht djali i tij 18-vjeçar.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 (17 maj).  Mendohet se Rasim Leka ka shkuar në banesë i dehur dhe pas konfliktit verbal me djalin, duke i kërkuar llogari se përse nuk punonte, sherri është përshkallëzuar në konfrontim fizik dhe në përdorimin e armës, tip automatik. 

Fillimisht u raportua si vetëvrasje por pas shoqërimit në polici të djalit të viktimës dhe marrjes në pyetje të familjarëve u arrit në konkluzionin se kishim të bënim me vrasje nga pakujdesia.

Ervin Leka ka dëshmuar ka shkrepur pa dashje automatikun dhe nuk ka pasur qëllim ta vriste.

Policia ka lëshuar urdhërarrestin ndaj Ervin Lekës për akuzën e vrasjes nga pakujdesia.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë

U dënua për blerje votash, Gjykata e Fierit liron me kusht Fredi Belerin! I kishin mbetur edhe 6 javë për të bërë