Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të dielë (20 dhjetor) në Tiranë. Një efektiv i FNSH-së ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në orën 13:25 në rrugën "Shyqyri Brari", pranë Kopështit Zoologjik në një bar-bilardo. Gazetari Arsen Rusta raporton se ngjarja ka ndodhur teksa efektivi i FNSH-së Roland Bicerri po luante bilardo.

Ai kishte lënë armën e shërbimit jashtë brezit të tij ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar drejt të atit.

"Më datë 20.12.2020, rreth orës 13:25, në rrugën "Shyqyri Brari", pranë Kopështit Zoologjik, dyshohet se aksidentalisht nga djali i tij i mitur   është plagosur punonjesi i policisë i FNSh-së, shtetasi R. B, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë" - njofton policia.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:34
Ky është Roland Bicerri, efektivi i FNSH-së që u vra aksidentalisht nga djali i tij

1608471297_bicerrriii.jpg

Ky është Roland Bicerri, efektivi i FNSH-së i cili mbeti i vrarë në ngjarjen aksidentale ditën e sotme.

Ai u qëllua aksidentalisht nga djali i tij 7-vjeçar teksa i ati luante bilardo.