TIRANE- Sonila Tafa, është vajza 26-vjeçare e vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në diskotekën "Dream City" ku punonte si balerinë, ndërsa një person tjetër është plagosur.
Vajza kishte mbaruar Akademinë e Arteve ndërsa siguronte të ardhurat nëpërmjet vallëzimit në diskotekë, në Kashar, disa kilometra larg Tiranës, një lokal mjaft i frekuentuar për kryeqytetasit, sidomos në fundjavë.
Ende ka shumë pika të errëta për të zbuluar mbi mënyrën e krimit. Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti midis të rinjsh në disko ku viktima është qëlluar. Nga vendi i ngjarjes, gazetari i Televizioni A1 REPORT, Arsen Rusta informoi se krimi ndodhi jashtë diskos. Grupi i xhirimit filmoi sot në mëngjes edhe shenjat e vendosura nga policia, të cilat tregonin se ku ishin gjetur 6 gëzhojat, pikërisht jo shumë larg kangjellave të diskos "Dream City".
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka ndodhur kështu: Një klient ka nisur të ngacmonte personat që ndodheshin brenda në disko, mes tyre dhe balerinën e lokalit. Klienti është nxjerrë jashtë nga truprojat. Mendohet se më vonë autori është kthyer me një automatik dhe ka pritur jashtë klubit. Ai ka shfrytëzuar momentin kur do mbyllej diskoja dhe kur punëtorët kanë dalë nga "Drem City", ka qëlluar me automatik 6 herë dhe më pas është larguar me makinë në drejtim të paditur.
Viktima, Sonila Tafa, është plagosur me dy plumba, ndërsa gjeti vdekjen sot në mëngjes në Spital Ushtarak. Gazetari Arsen Rusta informoi se njëri nga plumbat e ka prekur Sonilën në kokë dhe nga të shtënat ishte plagosur dhe një person tjetër. Në deklartën e saj policia nuk bën të ditur detajin e plagosjes.
Sonila Tafa prej pak kohësh punonte si balerinë, por zyrtarisht ende nuk dihet nëse ka qenë vetë Sonila objektiv i atentatit apo ndonjë nga personat me të cilët vajza ka qenë e shoqëruar. Familja Tafa ka hapur dyert e mortit, ndërsa familjarët jashtë kamerës shprehen të shokuar për cka ndodhur me vajzën e tyre pasi ata nuk kanë pasur ndonjë dyshim për aq kohë sa nuk kanë asnjë konflikt personal.
VRASJA ENDE PA AUTOR, 50 TE SHOQERUAR, ASNJE I NDALUAR
Ora 17:20 Rreth 50 persona janë pyetur nga policia në lidhje me vrasjen e balerinës, në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes. Prej orës 03:00 deri sot në mëngjes forcat e komisariatit nr. 6 kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur provat dhe për të siguruar siguruar dëshmitë. Nga ana e policisë janë sekuestruar xhirimet e kamerave të vendosura në disko. Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorit.

(Foto:sot në mëngjes, policia rrethon vendin, pranë diskotekës "Dream City")
POLICIA E TIRANES: PO PYESIM DESHMITARET
Ora 11:10 Policia e Tiranës informon mbi vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ditën e sotme rreth orës 03.00’ është marrë njoftim se në një lokal nate në zonën e Kasharit në Tiranë, është plagosur me armë zjarri shtetasja Sonila Riza Tafa, 26 vjec, banuese në Tiranë.
"Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë duke formuar grupin e posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorit dhe ekspert kriminalist, me synim zbardhjen e rrethanave dhe motiveve.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti midis të rinjsh në të këtë lokal nate, ku viktima është qëlluar dhe si pasojë më pas ka gjetur vdekjen në spitalin Ushtarak në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Aktualisht nga strukturat e Policisë së Tiranës, po punohet intesivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen tërësisht të kësaj ngjarje, duke mbledhur dhe administruar provat si dhe marrë në pyetje disa dëshmitarë okularë në vendngjarje. Për çdo ecuri të këtij hetimi në drejtim të kapjes së autorëve do t’ju informijmë sërisht. "
TRUPI I VIKTIMES NE MORG
Ora 11:00 Grupi i xhirimit të TV A1 REPORT ka filmuar shenjat e vendosura nga policia të cilat tregojnë se ku janë gjetur gëzhojat, pikërisht jashtë derës së lokalit.

(Vendi i gëzhojave rrethuar me të kuqe nga policia)
Trupi i viktimës ndodhet në morg dhe po i kryhet ekspertiza mjeko ligjore.

(Foto: "Dream City", diskoja ku ndodhi vrasja, pamje sot në mëngjes)
Gazetari Arsen Rusta informoi nga vendngjarja se nuk është hera e parë që ndodhin krime me përdorimin e armëve në këtë diskoteke. “Disa herë kthehet në arenë përleshjesh. Një muaj më parë ka ndodhur një tjetër konflikt ku u përdorën armët, por policia u mundua ta fshehë ngjarjen"

(Foto: Sonila Tafa, viktima u qëllua me plumb në kokë)
Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com