Të arrestuarit janë Ervin Gjana, 22 vjeç, Altin Dardha, 22 vjeç, Rustem Koçi, 21 vjeç, Ravjola Lila, 24 vjeç.
Kapja e këtyre shtetasve u bë dje në mesditë në rrugën “Bardhok Biba”, nga Seksioni Kundër Vjedhjeve me Dhunë dhe Armë në bashkëpunim me Sektorin Operacional të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë. Të arrestuarit janë kapur në flagrancë, në momentin që biznesmeni 36-vjeçar do të paguante këstin e parë prej 25 mijë euro, të gjobës që supozohej se i kishin vënë të rinjtë.
Një detaj tjetër është edhe se njëri prej të arrestuarve, Ervin Gjana njihte personalisht Juland. M nëpërmjet motrës së tij.
"Arrestimi i tyre u realizua pas një pune profesionale dhe proceduriale hetimi, ku këto shtetas kanë shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie shtetasin Juland.M, 36 vjeç, kundrejt shumës së parave prej 100.000 eurove"- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre telefona celularë me të cilët dyshohet se këto shtetas kanosnin nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve biznesmenit Juland M.
Policia dyshon se të rinjtë kanë kanosur edhe biznesmenë të tjerë.
JETA E EKZAGJERUAR E 4 TE RINJVE
Nga fotot e hedhura në profilet e tyre në Facebook, 4 të rinjtë duket se bënin një jetë të ekzagjeruar, mes hashashit, por edhe femrave. Në një foto Altin Dardha, i dyshuar si kapoja i bandës shfaqet duke konsumuar hashash. Madje dy prej tyre, Ervin Gjana dhe Rustem Koçi ishin dënuar më parë për veprën penale të armëmbajtjes pa leje dhe plagosjes së rëndë me dashje.
(Në foto: Profili i Altin Dardhës në Facebook)
(Në foto Altin Dardha)
Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit dyshohet se kishin krijuar një bandë dhe Ravjola, e cila kishte mbaruar studimet për juridik mendohet se vinte kontaktet me personat të cilët më pas gjobiteshin.
(Në foto Ravjola Lila)
(Në foto Ervin Gjana)
(Në foto Altin Dardha duke konsumuar hashash)
Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109/b & 25 të K.P.
TE ARRESTUARIT
-Ervin Mustafa Gjana, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Të mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, beqar
-Altin Sazan Dardha, 22 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë.
-Rustem Zenel Koçi, 21 vjeç, lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje”.
-Ravjola Xhelal Lila, 24 vjeç, lindur në Memaliaj, Tepelenë dhe banuese në Lundër, Tiranë.
Redaksia online
(eç/sg/shqiptarja.com)