TIRANE- Policia e kryeqytetit ka arrestuar në flagrancë rreth orëve të mbrëmjes të së martës Marenglen Shkëmbin. Mësohet se 39-vjeçari po kryente një ndërtim pa leje, me qëllim zgjerimin e pronës së tij duke zaptuar sheshin publik.

Shkëmbi u arrestua nga efektivet në rrugën ‘Abdyl Frashëri’ pranë sheshit Willson, ku dhe po kryente punimet për zgjerimin e pronës së tij.

Shkëmbi  po procedohet për veprën penale, ndërtim pa leje dhe zaptim të truallit shtetëror dhe pritet të dalë para gjykatës ditët në vazhdim.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)