Tiranë, zbardhet rrjeti i grabitjeve
të banesave, edhë një në pranga 

Tiranë, zbardhet rrjeti i grabitjeve<br />të banesave, edhë një në pranga 
Pas vënies në pranga të Erlind Kodrës 4 ditë më parë një tjetër bashkëpunëtor në vjedhje është arrestuar nga policia. I arrestuari është Gentan Kala,  29 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ky person dyshohet për vjedhjen e banesës së P.Rr në rrugën ‘’Dora Distria’’. Kodra dhe Kala dyshohen të jenë autorët e 13 vjedhjeve, ku kryesisht kanë vjedhur bizhuteri, lekë, aparat telefonikë dhe laptopë.

Vjedhet e dokumentuara të dy të arrestuarve:

• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 1 
1. Më datë 25.05.2016, në rrugën "Xhorxh Bush", kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit V. P., ku kanë marrë 3 orë të markave të ndryshme, disa bizhuteri dhe një telefon të markës "Nokia". 
2. Më datë 10.06.2016, në rrugën e "Xhorxh Bush", kanë vjedhur banesën e shtetasit A. A., ku kanë marrë disa bizhuteri, katër ora dore dhe një laptop të markës Dell.

• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 4 
1. Më datë 06.04.2016, në rrugën "Sitki Çiço", kanë vjedhur banesën e shtetasit A. C., ku kanë marrë një shumë monetare. 
2. Më datë 11.04.2016, në rrugën “Ferit Xhajko”, persona të paidenifikuar kanë vjedhur banesën e shtetases L. M., ku kanë marrë një shumë monetare, dy ora dore dhe disa bizhuteri.
3. Më datë 31.03.2016, në rrugën "Qemal Stafa", kanë vjedhur banesën e shtetases E. B., ku kanë marrë disa bizhuteri dhe një shumë monetare.

• Në Juridiksionin e Komisariatit të Policisë Nr 6 
1. Më datë 01.03.2016, në rrugen "Sokrat Miho", kanë vjedhur banesën e shtatasit E. D., ku kanë marrë një shumë monetare.
2. Më datë 08.03.2016,  në rrugën "Hamdi Cenoimeri", kanë vjedhur banesën e shtetasit L. G., ku kanë marrë një aparat fotografik dhe disa bizhuteri.
3. Më datë 04.04.2016, në rrugën "Azem Meshi", kanë vjedhur banesën e shtatases P. S., ku kanë marrë një televizor plazma dhe një laptop të markës "HP".
4. Më datë 13.04.2016, në rrugën "Tre Dëshmorët", kanë vjedhur banesën e shtetasit I. Z., ku kanë marrë një shumë monetare.
5. Më datë 18.04.2016, në rrugën "Teodor Keko", kanë vjedhur banesën e shtetasit V. E., ku kanë marrë një laptop të markës "Dell"
6. Më datë 20.04.2016, në rrugën "Ever Biko", kanë vjedhur banesën e shtetasit D. B., ku kanë marrë një shumë monetare.
7. Më datë 27.04.0216, në rrugën "Mikel Murali", kanë vjedhur banesën e shtetaseit M. G., ku kanë marrë një laptop "Apple", një telefon "iPhone 6S" dhe një shumë monetare.
8. Më datë 07.05.2016, në rrugën "Ali Jegeni", kanë vjedhur banesën e shtetasit L. Gj., ku kanë marrë një laptop "Acer".


Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalls së Parë Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar