TIRANË - Një bazë e falsifikimit të etiketave dhe të pijeve alkoolike u godit sot nga Policia e Tiranës.
Baza me pijet alkoolike të falsifikuara, të prodhimeve të shtrenjta të huaja, u bllokua në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, ndërsa specialistët e antikrimit ekonomik, shoqëruan në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës katër persona të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Ende nuk dihet numri i personave që mund të arrestohen, pasi kontrollet e policisë dhe verifikimet kanë vijuar edhe në banesa dhe objekte të tjera. Policia tha se kishte sekuestruar edhe një sasi etiketash të falsifikuara dhe pijesh.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
VIDEO