TIRANE - Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e disa objekteve në “Rrugën e Elbasanit” në kryeqytet në zbatim të projektit të qeverisë për zgjerimin e këtij aksi.
Aksioni ka nisur mëngjesin e sotëm dhe ai do të përqëndrohet në kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit” me rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”. Ky aksion i INUK është përshëndetur edhe nga shefi i qeverisë Edi Rama, i cili e ka cilësuar këtë si një shkulje e çibanëve me qëllim realizimin e një hyrje me standarte evropiane në Tiranë.
“Vijon shkulja e çibanëve mbi trupin e rrugës së Elbasanit në Tiranë për të realizuar një hyrje me standarde në kryeqytet.” shkruan Rama
INUK prej kohësh zhvillon aksione në Tiranë, me qëllim prishjen e objekteve pa leje si dhe lirimin e hapësirave publike.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vijon shkulja e çibaneve mbi trupin e rruges se Elbasanit ne TR per te realizuar nje hyrje me standarde ne kryeqytet pic.twitter.com/bIldi8OOTt
— Edi Rama (@ediramaal) October 10, 2014

VIDEO