TIRANË - Zhduket me 7 milionë lekë të reja, drejtori i filialit të Porcelanit të "Raiffeisen bank" me iniciale A.D.

Denoncimi është bërë nga banka dhe policia ka nisur hetimet për zhdukjen e drejtorit me gjithë shumën e parave dhe arsyet e përvetësimit të saj.

Dyshohet që drejtori të jetë larguar jashtë shtetit për t'iu shmangur përgjegjësive ndaj dhe policia e ka shpallur në kërkim.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)