Tiranë, zjarr në automjetin karshi
Kryeministrisë, asnjë të lëndua

Tiranë, zjarr në automjetin karshi<br />Kryeministrisë, asnjë të lëndua
TIRANË - Një automjet merr flakë aksidentalisht sot paradite pranë bordurave të Kryeministrisë dhe shkrumbohet plotësisht.
 
Një automjet Valkswagen Golf 3 me naftë, me targë TR2204M është parë të përfshihet menjëherë nga flakët duke alarmuar të zotin e makinës, i cili arrin të dalë prej saj para se të përfshihej nga flakët dhe të ndiqte me sy djegien e makinës, por të mbërrijnë aty edhe forcat e anti-terrorit dhe gardës për shkak të vendndodhjes me rëndësi institucionale të makinës.
 
Pak minuta më vonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit.
 
Pronari i automjetit, Genc Çuçi ka shpjeguar para kamerave për shkaqet e mundshme të djegies së automjetit në pronësi të tij. “Makina ishte nxehur shumë nga dielli. Pashë tym në kroskot, e fika e ndeza prapë nuk po nxirrte më. Ku isha duke pritur semaforin po nxirrte prapë tym", shpjegon Çuçi.

Ai shtoi se nuk pati mundësi të nxirrte as kompjuterin brenda. "Flaka nisi para se të mbërrija në semafor dhe u rrit më shpejtësi të madhe. Isha duke pritur te semafori, kur i ka rënë flaka".

Për shkaqet e mundshme, Çuçi shpjegon se "izolacionet e telave do jenë shkrirë nga nxehtësia e madhe do jenë bërë lidhje të shkurtra dhe nga dielli”, duke shtuar se "s’ka pasur më parë probleme, është një makinë prodhim i '95-ës.

Ndërkohë pasi dha intervistat për mediat, Çuçi u shoqërua me një autoambulancë në spital, pasi trauma që ai pësoi nuk ishte e pakët.

makina e djegur
makina e djegur
makina e djegur
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës