Një zjarr i përmasave të mëdha sapo ka rënë në një banesë private në zonën e “Don Boskos”, në Tiranë. Nga raportimet e para bëhet e ditur se nuk ka njerëz të lënduar, ndërkohë, në vendngjarje është vënë re një tym i madh.
Policia bën me dije se më datë 22.09.2017, rreth orës 10:52, në Numrin e Emergjencave 112 ka ardhur një telefonatë për një zjarr të rënë në një banesë në rrugën "Teodor A'Ipen".
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, ku nga verifikimet paraparake ka rezultuar se:
Në rrugën "Teodor A'Ipen" në një banesë ka rënë zjarr. Brenda në banesë nuk ndodhen njerëz. Po punohet për fikjen e zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të rënies.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com