TIRANË-Nata e ndërrimit nuk do të jetë ashtu siç e kishin pritur një familje pasi mesditen e sotme shtëpia e tyre në rrugën “Riza Cerova”  është përfshirë nga flakët.

Mësohet se në momentin që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë tre persona. Fatmirësisht ata kanë mundur të largohen me shpejtësi por flakët e kanë shkrumbuar të gjithë apartamentin e tyre.
 
Gjithashtu, pavarësisht faktit që zjarrfikësja ka ardhur me vonesë ajo ka mundur të vërë nën kontroll flakët duke mos rrezikuar apartamentet përreth.
 
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

[gallery]20349[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)