TIRANE - Një banesë në katin e pestë të një pallati në Tiranë u përfshi nga flakët duke rrezikuar jetën e dy të moshuarve që jetonin në këtë shtëpi, ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave të zjarrfikëses që të shpëtojnë të moshuarit.
 
Ngjarja ndodhi në zonën e “Tregut Elektrik” në kryeqytet, ku banesa dyshohet se u përfshi nga flakët si pasojë e sobës me dru. Sipas policisë, të moshuarit nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa flakët shkaktuan vetëm dëme materiale.
 
Sakaq, mësohet se të lënduarit jetonin vetëm në shtëpi. Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, dhe vendosjen e situatës nën kontroll.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)